Lajme Zone
BE ndryshon rregullat e zgjerimit, Marta Kos: Rrugë e re drejt bllokut europian
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

BE ndryshon rregullat e zgjerimit, Marta Kos: Rrugë e re drejt bllokut europian

Bashkimi Europian po përgatitet për një reformë të thellë të procesit të zgjerimit, që synon integrimin gradual të vendeve kandidate, forcimin e kontrolleve mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe ndryshimin e mënyrës së vendimmarrjes brenda vetë unionit.

Bashkimi Europian po përgatitet për një reformë të thellë të procesit të zgjerimit, që synon integrimin gradual të vendeve kandidate, forcimin e kontrolleve mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe ndryshimin e mënyrës së vendimmarrjes brenda vetë unionit. Nga Zagrebi, komisionerja europiane e zgjerimit, Marta Kos, deklaroi se “bota ka ndryshuar dhe zgjerimi duhet të ndryshojë bashkë me të”. Ajo paralajmëroi një moment të ri për BE-në, të cilin e krahasoi me “Momentin e Helsinkit” të viteve ’90, që i parapriu zgjerimit të madh të Unionit pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Sipas Kos, Komisioni Evropian po përgatit një propozim të ri për një BE me më shumë se 30 shtete anëtare.

“Bota ka ndryshuar, dhe zgjerimi duhet të ndryshojë bashkë me të. Proceset që zgjasin me dekada mund t’i bëjnë vendet kandidate më të ekspozuara ndaj presionit politik dhe ndikimit të rivalëve të BE-së”, shprehet Marta Kos.

Një ide kryesore është ajo e integrimit gradual, jo më “gjithçka ose asgjë”. Vendet kandidate do të mund të përfitojnë gradualisht nga integrimi në strukturat europiane edhe para anëtarësimit të plotë. Kos përmendi si shembuj pjesëmarrjen në SEPA dhe lidhjen me rrjetet energjetike të BE-së, duke theksuar nevojën për një qasje më të strukturuar ndaj procesit të zgjerimit. Komisionerja argumentoi se Brukseli synon të vendosë garanci më të forta për të parandaluar kthimin prapa në demokraci dhe sundimin e ligjit pasi një shtet të bëhet pjesë e Unionit. Kos paralajmëroi se BE-ja nuk duhet të lejojë “kuaj trojanë” brenda saj, duke iu referuar rrezikut që një shtet anëtar të largohet nga standardet demokratike vite pas anëtarësimit. Një tjetër objektiv i reformës është ndryshimi i mënyrës së vendimmarrjes në BE.

Zyrtarja e lartë pohoi se disa reforma mund të realizohen pa ndryshuar traktatet e Unionit, duke shmangur negociatat e gjata dhe proceset e ndërlikuara të ratifikimit. Komisionerja veçoi Malin e Zi si vendin kandidat më të avancuar drejt anëtarësimit në BE, ndërsa përmendi gjithashtu progresin e Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit. Top Channel