Lajme Zone
BE kopjon ‘Gjadrin’/ Pesë vende europiane synojnë qendra deportimi jashtë BE-së, transferimet nga 2027
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

BE kopjon ‘Gjadrin’/ Pesë vende europiane synojnë qendra deportimi jashtë BE-së, transferimet nga 2027

Pesë vende të bllokut kanë rëndë dakord edhe vetë për një afat kohor dhe një model për të ashtuquajturat “qendra kthimi”, struktura këto jashtë Bashkimi Europian ku emigrantët e paligjshëm mund të transferohen ndërkohë që presin procedurat e riatdhesimit.

Skepticizmi që rrethoi fillimisht në BE transferimin e emigrantëve të kapur në ujrat territoriale italiane drejt Shqipërisë, duket është davaritur krejtësisht, e përkundrazi, tani ai është kthyer në njërin nga modelet e diskutuara për politikën e ardhshme të kthimeve të unionit. Tani, pese vende të bllokut kanë rëndë dakord edhe vetë për një afat kohor dhe një model për të ashtuquajturat “qendra kthimi”, struktura këto jashtë Bashkimi Europian ku emigrantët e paligjshëm mund të transferohen ndërkohë që presin procedurat e riatdhesimit. LEXO edhe...Çfarë do të ndodhte nëse ekstremi i djathtë fiton në Gjermani? Nga deportimet e azilkërkuesve te afrimi me Rusinë, ky është programi me të cilin AFD synon pushtetin Ministrat e të ashtuquajturit “grupi i pesëshes”, i përbërë nga Gjermania, Austria, Danimarka, Greqia dhe Holanda, njoftuan gjatë një takimi në Kopenhagen se presin të arrijnë vitin e ardhshëm një marrëveshje me një vend partner për ndërtimin e këtyre strukturave. “Presim që emigrantët e parë të jemi gati t’i trasnferojmë drejt një vendi partner jashtë BE-së brenda vitit 2027”, tha ministri danez i Emigracionit, Morten Bødskov. Ministrat nuk sqaruan megjithatë se me cilat vende po zhvillojnë aktualisht bisedime për ngritjen e këtyre strukturave. Njoftimi vjen pas muaj të tërë debatesh mbi mënyrën se si do të funksionojnë qendrat në fjalë dhe nëse ato do të jenë në përputhje me detyrimet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Plani është kritikuar ashpër nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe nga disa politikanë të krahut të majtë. Pesë vendet theksuan se strukturat nuk do të jenë “kampe”, por “sqendra të hapura”, të destinuara për ti ofruar siç tha ministri holandez i Emigracionit, Bart van den Brink, një “mundësi të re” klandestineve. Sipas masave të reja të BE-së për kthimin e emigrantëve, të miratuar në fillim të këtij viti, vendet mund të krijojnë qendra jashtë bllokut ku azilkërkuesit të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil dhe emigrantë të tjerë që presin dëbimin mund të transferohen, me kusht që të arrihet një marrëveshje me vendin pritës. Xh.K/ReportTv.al kampi i gjadrit Holande greqi austri gjermani emigrante te paligjshem Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.6% Të gabuar 21.1% Nuk e di 4.3% Vota total: 3913 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?