Lajme Zone
BE i jep dritën jeshile ngritjes së qendrave të dëbimit në vende të treta
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

BE i jep dritën jeshile ngritjes së qendrave të dëbimit në vende të treta

Sipas ministrit Dobrindt aktualisht po zhvillohen bisedime paraprake me disa shtete. Ai nuk dha detaje se me cilat vende po negociohet, por në diskutimet publike janë përmendur vazhdimisht si vende të mundshme Ruanda, Uganda, Libia dhe Kazakistani.

Dy muaj pas krizës në Ceuta vendet e Bashkimit Evropian ashpërsojnë më tej rregullat e azilit. Në të ardhmen ato duan të hapin qendra dëbimi në vende të treta. Me miratimin e ligjit për ngritjen e qendrave për dëbimin e azilkërkuesve të refuzuar në vende të treta gjatë vendet anëtare të Bashkimit Evropian krijuan bazën ligjore. Ministrat e Brendshëm të BE-së e miratuan ligjin gjatë një takimi në Luksemburg. LEXO edhe...Kriza e strehimit në Spanjë/ Zjarrfikësit i bashkohen protestës për banesat në Madrid, turma i pret me duartrokitje Në qendrat e planifikuara për dëbimin, të njohura edhe si "Return Hubs”, do të dërgohen personat që kanë marrë urdhër për largim nga BE-ja, por që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës, për shembull sepse shteti i tyre refuzon t'i pranojë. Gjermania po këmbënglul prej kohësh për këtë nismë së bashku me Austrinë, Danimarkën, Greqinë dhe Holandën. Amnesty International paralajmëron për "Return Hubs” Sipas ministrit Dobrindt aktualisht po zhvillohen bisedime paraprake me disa shtete. Ai nuk dha detaje se me cilat vende po negociohet, por në diskutimet publike janë përmendur vazhdimisht si vende të mundshme Ruanda, Uganda, Libia dhe Kazakistani. Për qendrat e planifikuara për dëbimin po diskutohet prej vitesh dhe ato vazhdojnë të mbeten shumë të debatueshme. Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International shpreh shqetësimin se në këto qendra mund të ndodhin shkelje të të drejtave të njeriut dhe paralajmëron kundër marrëveshjeve me vende të prekura nga konfliktet ose me paqëndrueshmëri politike. Masa të tjera më të ashpra Rregullat e reja të migracionitpërcaktojnë gjithashtu se si azilkërkuesit, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, duhet të bashkëpunojnë në procesin e riardhesimit të tyre, nëse duan të shmangin ndalimin në paraburgim. Në të kundërt, ata mund të përballen në gjithë BE-në me uljen ose heqjen e përfitimeve sociale, si edhe me konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit. Përveç kësaj autoritetet e shteteve anëtare mund të urdhërojnë mbajtjen në burg deri në momentin e dëbimit, nëse konstatojnë se personi mund të arratiset ose nëse konsiderohet rrezik për sigurinë kombëtare. Me rregullat e reja zgjatet edhe kohëzgjatja maksimale e burgimit, e cila mund të arrijë deri në 24 muaj, me mundësi zgjatjeje edhe për gjashtë muaj të tjerë në raste të veçanta. Rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi në javët e ardhshme./DW R.Xh/ReportTv.al Ceuta spanje kriza e emigranteve BE Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.5% Jo 20.8% Nuk e di 7.7% Vota total: 649 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?