Lajme Zone
Bayern Munich hesht “Murin e Verdhë”, mposht Dortmundin dhe fiton Superkupën e Gjermanisë
SportTop Channel

Bayern Munich hesht “Murin e Verdhë”, mposht Dortmundin dhe fiton Superkupën e Gjermanisë

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë.

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët dominuan pjesën e parë dhe e konkretizuan epërsinë në minutën e 28-të. Nathaniel Brown mori një pasim nga Michael Olise dhe mposhti portierin Kobel, duke kaluar Bayern në avantazh.

Dortmundi tentoi të reagonte, por goli i Bensebainit u anulua për pozicion jashtë loje. Në shtesën e pjesës së parë, Michael Olise përfitoi nga një hapësirë në mbrojtjen vendase dhe shënoi golin e dytë për bavarezët. Në pjesën e dytë, Dortmund u rikthye më agresiv dhe arriti të ngushtojë diferencën me Fábio Silva, pas një aksioni të rrjedhshëm.

Vendasit kërkuan barazimin, por rikthimi i tyre u vështirësua më tej pas kartonit të kuq të drejtpërdrejtë të Ramy Bensebainit.

Bayern arriti të administrojë avantazhin deri në fund dhe siguroi kështu Superkupën e 12-të të Gjermanisë në historinë e klubit. Dortmundi mbetet me gjashtë trofe në këtë kompeticion. Top Channel