Bayern Munich e ka nisur frikshëm sezonin e ri të Champions League, duke mposhtur 5-0 surprizën e edicionit të kaluar Bodo Glimt. Në ‘Allianz Arena’ pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën zhbllokoi Yamal Musiala, i cili u rikthye të luajë titullar pas dy momenteve të vështira shëndetësore që kaloi gjatë verës në fushën e lojës. Pa kaluar shumë Kane dhe Davies i dërguan shifrat në 3-0 para se Olise t’i vuloste ato me ‘dopietën’ personale. Ky sukses e bëri Bayern 1 nga 16 skuadrat që fituan ndeshjen e parë në fazën e grupit, ndërsa gjermanët mbajnë vendin e dytë në renditje. Fitore e thellë edhe për Manchester United, që u rikthye në Champions pas 3 vitesh. ‘Djajtë e kuq’ mposhtën 4-0 Sabah Baku-n, teksa shifrat i zhbllokoi Matheus Cunha, ndërsa në vijim realizuan Bruno Fernandes, Sesko dhe Lisandro Martinez. LEXO edhe...Surprizë e sezonit të kaluar, Bayern-i nis sonte Champions League ndaj Bodo Glimt! Como gati për historinë, spikat Fenerbahce-Roma Dueli mes Fenerbahce-s dhe Romës u mbyll në barazim 1-1. Në Stamboll italianët realizuan të parët me Bryan Crystante-n, ndërsa vendasit barazuan me Broën. Pas ndeshjes trajneri i turqëve Ismail Kartal ndau rrugët me ekipin, duke surprizuar jo pak. Historia u bë në Como, aty ku ekipi i drejtuar nga Fabregas fitoi 4-1 kundër Leipzig ndeshjen e parë në histori të zhvilluar në Champions League. Baturina dhe Douvikas realizuan në pjesën e parë për italianët, ndërsa në të dytën trefishoi Diao para se miqtë të rihynin në lojë me Maksimovic. Gjithsesi në minutën e 90 Perrone vulosi historinë e kësaj përballje. Ndeshja tjetër e Como-s në Champions League do të jetë kundër Barcelonës. Sfidat e tjera të mbrëmjes në Champions vendosën përballë PSV-në dhe Shakhtar Donetsk që u mbyll me rezultatin 1-1 si dhe Slavia Prague-Lens që u fitua 2-3 nga francezët. Share Share Ne.k./ReportTv.al Bayern Munich Yamal Musiala roma como Manchester United Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 4447 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

