Lajme Zone
“Bashkohuni me ne”/ Studentët në protestë edhe sot, futen nëpër auditorët e disa universiteteve, pas marshimit në Tiranë pozicionohen te Mjekësia
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Bashkohuni me ne”/ Studentët në protestë edhe sot, futen nëpër auditorët e disa universiteteve, pas marshimit në Tiranë pozicionohen te Mjekësia

Protesta ditën e sotme ka nisur në dyert dhe sallat e universiteteve.

Protesta ditën e sotme ka nisur në dyert dhe sallat e universiteteve. Studentë të Politeknikut janë mbledhur dhe kanë marshuar fillimisht tek Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ku janë futur brenda me thirrjet “bojkotoni mësimin”.

Ata kanë kaluar në çdo sallë, duke hyrë dhe duke bërë thirrje për t’iu bashkuar.

Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe tek fakultetin e Ekonomisë dhe Gjuhëve të Huaja, teksa së fundmi po drejtohen tek Juridiku.

Ndërkohë, raportohet se Universiteti i Mjekësisë po kryen rregullisht mësim.

Pas marshimit ata u rikthyen në Universitetin e Mjekësisë. Top Channel