Lajme Zone
PolitikëEuronews Albania

Bashkitë dhe ministritë kanë 7.83 mld lekë borxhe, 2 mld lekë më shumë se vitin e kaluar


Detyrimet e prapambetura u rritën edhe në 3-mujorin e dytë të vitit 2026, pasi kishin zbritur ndjeshëm në fund të vitit të kaluar. Sipas të dhënave, borxhet arritën në rreth 7.83 miliardë lekë, afro 2 miliardë lekë më shumë krahasuar me fundvitin 2025.

Detyrimet e prapambetura u rritën edhe në 3-mujorin e dytë të vitit 2026, pasi kishin zbritur ndjeshëm në fund të vitit të kaluar. Sipas të dhënave, borxhet arritën në rreth 7.83 miliardë lekë, afro 2 miliardë lekë më shumë krahasuar me fundvitin 2025. Borxhet e prapambetura u rritën edhe në 3-mujorin e dytë të vitit, duke arritur në fund të qershorit në 7.83 mld lekë. Në fund të marsit, bashkitë dhe ministritë kishin 6.93 mld lekë detyrime, ndërsa në dhjetor 2025, ato ishin 5.83 mld lekë. Në faturat e papaguara ndaj bizneseve dhe kreditorëve, pesha kryesore e rritjes vjen nga qeverisja qendrore, ku detyrimet u zgjeruan nga 1.86 miliardë lekë në 3.31 miliardë lekë, një rritje me afro 1.45 miliardë lekë. Brenda kësaj kategorie, rritjen më të madhe e kanë shënuar detyrimet për mirëmbajtje, ndërsa ato për investime shënuan ulje të lehtë. Ndërkohë, në qeverisjen vendore stoku total i detyrimeve arriti në 3.11 miliardë lekë. Sipas raportit të Ministrisë së Financave, Bashkia Kavajë ka stokun më të lartë të borxheve, me 719.3 milionë lekë. Pas saj vijnë Tirana, Pogradeci, Dimali e Cërriku, me borxhe nga 140 mln deri në 280 mln lekë. Rritja e detyrimeve të prapambetura në kushtet e një suficiti të lartë buxhetor ngre pikëpyetje mbi mënyrën e ekzekutimit të shpenzimeve publike dhe disiplinën e pagesave ndaj kontraktorëve. Në vend që teprica e të ardhurave të shfrytëzohej për të ulur stokun e faturave të papaguara, institucionet kanë vijuar të grumbullojnë detyrime, duke shtyrë pagesat për mallra, shërbime, investime dhe kategori të tjera shpenzimesh.