Gjatë fjalës së tij lidhur me programin kombëtar të strehimit, Rama foli edhe për situatën ku është Bashkia e Tiranës me kryebashkiakun Erion Veliaj në burg, duke e cilësuar si një rast unik që nuk gjendet në vendet e BE-së. Sipas tij, drejtimi i një kryeqyteti pa kokë, 'ka sjellë shumë viktima' "Që kur Bashkisë së Tiranës iu pre koka për arsyet që dihen dhe për mos arsyet që nuk dihen, unë mendoj që viktimat e para dhe më të pafajshme të kësaj koke prerjeje të padëgjuar në historinë e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Europës që hyjnë në Këshillin e Europës, s'ka asnjë rast. Këshilli i Europës ka dy raste, më saktë Gjykata e Strasburgut dy, të cilat në të dyja ka shpallur arbitrar mbajtjen në paraburgim të një kryetari njësie bashkiake diku në Hungari dhe të një kryetari bashkie në Turqi. Referenca demokratike dhe është rasti i Shqipërisë që është rast që është shumë më i rëndë dhe shumë më i mbrapsht sesa dy rastet e tjera. Kështu që heqja e kokës dhe eksperimenti social, legal, ekonomik, politik i drejtimit të një kryeqyteti pa kokë ka sjellë shumë viktima. E kanë paguar me dëme kolosale kategori sociale në Tiranë, ku më e prekura është ajo e familjeve që presin më në fund t'iu jepet çelësi sepse janë viktima të tërmetit. Mos flas për viktimat e tjera. Eksperiment jashtëzakonisht i rëndë dhe totalisht i dështuar" tha Rama LEXO EDHE: Programi kombëtar i strehimit, Rama: Do japim 4000 kredi të buta në 2027 për çiftet e reja për blerje banese Lajmi kryesor: Programi i ri i strehimit/ Rama: 4000 kredi të buta për çiftet e reja në 2027, 2 mijë hua me 0% interes! Subvencionohet qiraja për 3 mijë familje U.D/Shqiptarja.com TAG: Tirane bashkia e tiranes erion veliaj edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 3739 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

