Lajme Zone
“Bashkia Gramsh hedh inertet buzë lumit gjatë punimeve në stadium”
Të tjeraJOQ Albania

“Bashkia Gramsh hedh inertet buzë lumit gjatë punimeve në stadium”

Një shqetësim i mbërritur në redaksinë tonë ngre pikëpyetje për mënyrën se si po menaxhohen mbetjet e ndërtimit gjatë punimeve në stadiumin e qytetit të Gramshit.

Një shqetësim i mbërritur në redaksinë tonë ngre pikëpyetje për mënyrën se si po menaxhohen mbetjet e ndërtimit gjatë punimeve në stadiumin e qytetit të Gramshit.

Sipas denoncimit të një qytetari, gjatë punimeve që po kryhen në stadium, inerte dhe teprica betoni po hidhen buzë lumit, duke krijuar ndotje dhe duke dëmtuar zonën pranë shtratit të lumit.

Qytetari ngre edhe një tjetër pikëpyetje që lidhet me përgjegjësinë e institucioneve lokale: nëse vetë Bashkia nuk respekton rregullat për menaxhimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e mjedisit, me çfarë morali mund t'u kërkojë qytetarëve të zbatojnë të njëjtat rregulla?

Punimet publike duhet të shoqërohen jo vetëm me përmirësimin e infrastrukturës, por edhe me kujdesin për mjedisin dhe menaxhimin e duhur të mbetjeve që ato prodhojnë.

Në fund të fundit, rregullat nuk mund të jenë vetëm për qytetarët. Institucioni që i vendos dhe kërkon zbatimin e tyre duhet të jetë i pari që jep shembullin.