Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kryer qindra ndoshta mijëra udhëtime përgjatë një dekade të ushtrimit të detyrës, deri në momentin para arrestimit të tij të bujshëm në mes të kryeqytetit. Këto udhëtime janë një e dhënë që nuk mund të kalojë pa u marrë në konsideratë, për një sërë arsyesh. Erion Veliaj, kryetari i bashkisë në fluturim
30 Korrik, 13:06 CNA i është drejtuar Bashkisë së Tiranës me një kërkesë në lidhje me udhëtimet e kryera nga kryebashkiaku Erion Veliaj në 10 vitet e fundit.
Kërkesa dërguar Bashkisë Tiranë Në përgjigje të kërkesës, përmes një dokumenti që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm, ky institucion refuzon të japë përgjigje, me arsyetimin se bëhet fjalë për të dhëna personale. “Në lidhje me informacionin e detajuar mbi udhëtimet e kryetarit të bashkisë, Bashkia Tiranë vlerëson se ky informacion nuk mund të bëhet publik”, theksohet në përgjigje zyrtare. Përgjigja e bashkisë për kërkesën Në fakt, parimi themelor i një zyrtari të lartë, siç është një kryetar bashkie dhe Erion Veliaj në kryeqytet, është transparenca dhe llogaridhënia.
Bashkia e Tiranës nuk tregon se ku ka udhëtuar dhe ku ka fluturuar kryebashkiaku, duke fshehur të dhënat. Por çfarë kërkohet të fshihet përmes kësaj përgjigjeje?
Kryebashkiaku i Tiranës ka udhëtuar duke përdorur taksat e qytetarëve. Për këtë arsye ai nuk mund të udhëtojë kudo, por veçse për takime zyrtare, në evente, në aktivitete në të cilat ka ftesë nga homologë, apo edhe takime të tjera ndërkombëtare. Udhëtimet e Veliajt/ Çfarë mund të zbulojnë prokurorët e SPAK-ut
29 Korrik, 10:49 Pse shqetësohet Bashkia e Tiranës se një media informohet mbi udhëtimet e kryebashkiakut të Tiranës?
E jo vetëm kaq! Pas dhënies së informacionit mbi udhëtimet e Veliajt, CNA do të kërkojë informacion edhe mbi koston e tyre.
Bashkia e Tiranës refuzon të japë këto të dhëna dhe është futur në “bunker”, duke u kthyer në një bashkëpunëtore, ndoshta për fshehjen e një vepre penale që mund të jetë konsumuar.
Kjo mbetet ende t'u vërtetuar, megjithëse ka edhe hetime nga SPAK-u. EKSKLUZIVE/ SPAK-u, në Bashkinë e Tiranës
28 Korrik, 12:34 CNA ka kërkuar transparencë dhe llogaridhënie, asgjë më shumë, përmes një kërkese për vënien në dispozicion të informacionit se sa ka bërë kryetari i bashkisë në vitet 2015-2025.
Ndërkohë theksohet se ky nuk është rasti i parë që kjo bashki refuzon të japë përgjigje për një shkresë.
Kujtojmë këtu se prej disa muajsh, bashkia nuk përgjigjet për shkresën ku kërkohet transparencë mbi sa reklama, banera, LED-wall-e janë vendosur në evente të ndryshme, në sheshin “Skënderbej”, në sheshin “Nënë Tereza”, por edhe për vende të tjera ku janë zhvilluar aktivitete të ndryshme në kryeqytet.
Pse shqetësohet bashkia dhe shprehet se nuk mund të japë informacion?
CNA thekson se do ta vazhdojë këtë betejë, duke iu drejtuar Komisionerit për të Drejtën e Informacionit, ashtu si herën e parë, kur bashkia nuk dha informacionin por fshihet mbas gishtit. Bëhet fjalë për rastin e publikuar më 21 korrik, mbi skemën e trekëndëshit Bashkia Tiranë - "Kuadr.com" - Arbër Veliaj. Në rastin e kaluar, bashkia u justifikua se nuk mund të jepte informacion, pasi një sulm kibernetik kishte shkaktuar dëmtimin e parikuperueshëm të shumicës së të dhënave. Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
21 Korrik, 10:49 Në fillim, çështja u dërgua te Komisioneri dhe më tej ka shkuar edhe në Gjykatë. Gjithashtu, do të çohen për kallëzim penal të gjithë zyrtarët që kanë refuzuar të japin këto të dhëna, për shpërdorim detyre, nga i pari tek i fundit.
CNA nuk po bën asgjë tjetër, thjesht po kërkon transparencë nga Bashkia e Tiranës.
Problemi nuk janë vetëm 13 akuzat që rëndojnë ndaj Erion Veliajt. Çështja nuk është vetëm tek udhëtimet, por edhe te milionat e eurove të keqpërdorura për udhëtime, që ne dyshojmë se mund të jenë edhe për qëllime private.
Bashkia e Tiranës mund të ketë paguar udhëtime private për Erion Veliajn, ndërkohë që kjo nuk duhet të ndodhë; duhet të paguajë vetëm udhëtimet zyrtare. Bashkia e Tiranës, një bandë mashtruesish
19 Korrik, 11:11 Këtu jemi përballë një skandali që dyshojmë se po fshihet nga zyrtarët e Bashkisë Tiranë. Për të disatën herë, zyrtarët e kësaj bashkie nuk u përgjigjen kërkesave të bëra, i anashkalojnë apo përpiqen të tregojnë ligjin.
Kur në fakt, herën e parë iu kërkua të bënin transparente sipërfaqet e vendosura nëpër eventet e zhvilluara në Bashkinë e Tiranës, ku në shumë prej tyre reklamoheshin kompanitë bashkëpunëtore të vëllait të kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliajt. Pra, kompanitë ku Arbër Veliaj ofronte shërbime në evente.
Nga informacionet e siguruara nga CNA, sipërfaqet nuk rakordojnë, çka do të thotë se sipërfaqja e dhënë me qira me sipërfaqen e shfrytëzuar ndryshojnë, ku kjo e fundit është shumë herë më e madhe. Në këtë mënyrë, Bashkia e Tiranës ka humbur shumë taksa dhe shumë të ardhura. Skandali që mbërthen Bashkinë e Tiranës
22 Korrik, 09:59 Gjithashtu, në rastin e dytë ne po kërkojmë fluturimet, për të bërë transparente shpenzimet që ka bërë kryetari i Bashkisë Tiranë në këto udhëtime, dhe ditët që ka qëndruar në detyrë, pasi tani në propagandën e tij ne dëgjojmë një fjali: "Më lini të kthehem në detyrë, të bëj detyrën, se po më pengoni të bëj detyrën".
Kur në fakt, sipas të dhënave që ne po kërkojmë, rezulton që kryetari i bashkisë, ndoshta gjysmën e vitit s'ka qenë fare në detyrë.
Për ta saktësuar këtë situatë, bazuar edhe në të dhëna zyrtare, CNA pret ende përgjigjen e Bashkisë së Tiranës, së cilës do t'i dërgohet edhe një shkresë tjetër, pas refuzimit të bërë. Karagjozët e Bashkisë së Tiranës 9 Korrik, 10:45 Bashkia e Tiranës vijon t’i i fshihet përballjes me CNA 7 Korrik, 17:51 Kështu, për të nxjerrë nga "bunkeri" zyrtarët e Bashkisë Tiranë, të cilët në vend të transparencës kanë zgjedhur të fshehin të vërtetën dhe mendojnë se do të mbulojnë çdo skandal, ne do i ridrejtohemi Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe më pas gjykatës.
Koha vonon dhe nuk harron kurrë, për të gjithë nga ata zyrtarë që bëhen bashkëpunëtorë të Erion Veliajt dhe do të përfshihen në fshehjen e të dhënave, CNA do ti drejtohet më tej të gjitha institucioneve dhe organizatave vendase dhe të huaja, për të denoncuar këtë maskaradë, si dhe do kallzojë në prokurori përgjegjësit ligjorë. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

