Lajme Zone
PolitikëReport TV

Bardhi e Blushi publikojnë pamje të personave të shtrirë në tokë: Trajtim ç’njerëzor i protestuesve të shoqëruar brenda komisariateve (VIDEO)


Megjithëse nuk specifikoi komisariatin ku sipas tij janë filmuar pamjet, Gazment Bardhi pretendon se personat e shtrirë në tonë që shfaqen në video janë protestues të shoqëruar nga Policia në Tiranë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar në rrjetet sociale pamje të disa personave të shtrirë në tokë, për të cilët pretendon se janë protestues të shoqëruar nga Policia brenda një komisariati në Tiranë, të cilin nuk e specifikon. LEXO edhe...‘Ma shkatërruan për 3 minuta' Pronarja e lokalit që u sulmua nga protestuesit: Marr edhe vetë pjesë në protestë Krahas pamjeve të publikuara, Bardhi shkruan se ky është një trajtim ç’njerëzor që u bëhet protestuesve dhe një krim i rëndë që sipas tij ndodh brenda komisariateve. Bardhi gjithashtu u ka bërë thirrje organizatave të mbrojtjes së fëmijëve dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, të ndërhyjnë urgjentisht për të dokumentuar sipas tij, mënyrën sesi po trajtohen gjimnazistët dhe studentët nëpër Komisariate. "Pamje të rënda brenda komisariateve! Ky është trajtim çnjerëzor. Ky është një krim i rëndë! I bej thirrje organizatave të mbrojtjes së fëmijëve dhe Komitetit Shqiptarë të Helsinkit, të ndërhyj urgjent për të dokumentuar mënyrën sesi po trajtohen gjimnazistët dhe studentët nëpër Komisariate", ka shkruar Bardhi në rrjetet sociale. Të njëjtën situatë e ka denoncuar edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, i cili duke shpërndarë në rrjetet sociale të njëjtën video, ka shkruar se në komisariate po bëhen tortura ç’njerëzore ndaj protestuesve të arrestuar. “Torturat çnjerëzore dhe kolektive ndaj studentëve në burgje janë fytyra kriminale e regjimit që duhet shembur me çdo çmim!”, ka shkruar Blushi krahas videos në rrjetet sociale. R.Xh/ReportTv.al tedi blushi gazment bardhi Tirane proteste protestat kunder qeverise Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.3% Jo 78.2% Disi 3.5% Vota total: 1400 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?