Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme 1-2 me përmbysje në transfertën e vështirë përballë Atletico Madridit.
Vendasit e nisën vrullshëm takimin duke kaluar në avantazh që në minutën e 10-të përmes golit të realizuar nga Giuliano Simeone.
Pavarësisht disavantazhit, katalanasit ruajtën qetësinë dhe arritën të barazojnë shifrat në minutën e 45-të me anë të Fermin Lopez.
Në fraksionin e dytë të lojës, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick u shfaq më kërkuese në fazën sulmuese.
Në minutën e 66-të, Fermin Lopez realizoi golin e dytë personal pas një asisti të marrë nga Lamine Yamal, duke vulosur përmbysjen.
Me këtë fitore, Barcelona thellon pozitat në krye të klasifikimit duke shkuar në kuotën e 33 pikëve.
Kampionët në fuqi shkëputen kështu me 3 pikë më shumë se Real Madridi i vendit të dytë dhe 5 pikë më shumë se Atletico Madridi. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

