Lajme Zone
“Barbari më keq se në vitet ’90-të”/ Berisha: Nesër tjetër protestë ndaj armikut të kombit, Edi Ramës
PolitikëCNA

“Barbari më keq se në vitet ’90-të”/ Berisha: Nesër tjetër protestë ndaj armikut të kombit, Edi Ramës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ndau një deklaratë këtë pa...

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ndau një deklaratë këtë pasdite lidhur me protestën e të rinjve në Tiranë.

Në një konfrencë për shtyp, Berisha e cilësoi si një betejë epike të studentëve dhe gjimnazistëve përballë kryeministrit Edi Rama, që e konsideroi si armik të egër të kombit.

Kryedemokrati dënoi edhe dhunën policore të ushtruar ndaj tyre, që siç nënvizoi, është më barbare edhe se ngjarjet e fillimviteve ’90-të.

Lideri i Partisë Demorkatike tha se e shtuna do të jetë një tjetër ditë proteste dhe bëri thirrje për mbështetjen e të rinjve nga të gjithë shqiptarët. “Si prind, gjysh, qytetar, por edhe ish-president e ish-kryeministër i vendit. Të gjithë ju prindër e qytetarë, anëtarë të diasporës sonë kudo që janë në të 4 anët e vendit. Nesër është një ditë shumë e rëndësishme dhe tejet e veçantë. Që nga data 13 e deri më sot, në rrugët dhe sheshet e Tiranës, narkobanditë me uniformë, janë sjellë në mënyrën më shtazore me akte barbare ndaj studentëve dhe gjimnazistëve të Tiranës. I kanë keqtrajtuar, torturuar, arrestuar e mbushur komisariatet. Barbaritë e tyre mbi trupat e rrëzuar të të rinjve dhe studentëve, thyerja e kockave, plumbat e dorës, granatave, tonelatave gaz të skaduar ariu. Tirana nuk ka njohur një barbari të tillë ndaj të rinjve shqiptarë as si në vitet ’90-të. Nesër, të rinjtë kanë më shumë se kurrë nevojë për mbështetjen e çdo shqiptari për betejën e tyre epike. Nesër mijëra njerëz nga mbarë Europa vërshojnë drejt Tiranës. Ftoj çdo shqiptar dhe bizneset e vendit, të solidarizohemi nesër në Tiranë me studentët, që në këtë betejë epike po mbrojnë më shumë se çdo gjë tjetër të ardhmen e tyre në këtë vend dhe ëndrrën e tyre nga një armik i egër i kombit dhe dinjitetin e shqitparëve”,-tha Berisha./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.