Është dokumentuar prania e Pulës së Egër (Tetrao urogallus) në Parkun Kombëtar "Alpet e Shqipërisë", një prej shpendëve më të mëdhenj dhe më të rrallë të pyjeve malore në vend, bën me dije Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Kjo specie jeton në pyje halore dhe të përziera, në zona të qeta me ndërhyrje të kufizuar njerëzore. Mashkulli dallohet për përmasat e mëdha dhe pendët e errëta karakteristike, ndërsa femra për ngjyrat kafe të kamufluara që e ndihmojnë gjatë folezimit. E ushqyer me fara, sytha, gjethe, manaferra dhe insekte, Pula e Egër luan një rol të rëndësishëm në ekuilibrin e ekosistemeve pyjore dhe është një tregues i biodiversitetit të pasur dhe i pyjeve të shëndetshme. LEXO EDHE:'Paketa e Maleve', lista e 49 zonave prioritare nga veriu në jug P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: agjencia kombetare e zonave te mbrojtura alpet shqiptare pula e eger Komento Komente Sondazhi i ditës:
20 Korrik, 07:09
Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64% I gabuar 27.9% Nuk e di 8.1% Vota total: 3499 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

