Banorët e Rrjollit janë rikthyer këtë të shtunë në protestë, në zonën ku po ndërtohet resorti. Ata kundërshtojnë vijimin e punimeve, duke këmbëngulur se toka është e tyre dhe se nuk do të lejojnë që ajo të merret. Banorët paralajmërojnë se protestat do të vijojnë çdo ditë. Ata thonë se do të vendosin edhe një çadër në zonën e protestës, ku do të qëndrojnë 24 orë.Lexo edhe:A jemi të gjithë paksa narcistë? Protestuesit i bëjnë thirrje policisë të largohet nga zona, ndërsa kërkojnë drejtësi dhe hetim nga SPAK. Në mbështetje të banorëve të Rrjollit janë bashkuar edhe banorë nga zona të tjera, si dhe shtetas të huaj që banojnë në Shqipëri. Pavarësisht protestave të banorëve, punimet për ndërtimin e resortit vijojnë në zonë.

