Lajme Zone
Banka Qendrore Evropiane zbulon dizenjot e reja të kartmonedhave euro, nga Leonardo da Vinçi te Maria Callas, ja kush janë figurat e përzgjedhura për paranë e Europës
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Banka Qendrore Evropiane zbulon dizenjot e reja të kartmonedhave euro, nga Leonardo da Vinçi te Maria Callas, ja kush janë figurat e përzgjedhura për paranë e Europës

Banka Qendrore Evropiane prezantoi këtë të enjte10 projektet finaliste për kartëmonedhat e reja euro. Për herë të parë, qytetarët e BE-së do të kenë mundësinë të japin mendimin e tyre për dizajnin e ri, i cili pritet të zëvendësojë pamjen e pandryshuar të kartëmonedhave që prej vitit 2002.

Euroja do të ndryshojë pamje. Për herë të parë që nga futja e saj në qarkullim, qytetarët evropianë do të kenë mundësinë të zgjedhin dizajnin e kartëmonedhave të reja. Banka Qendrore Evropiane (BQE) prezantoi 10 projektet finaliste të serisë së re të euros dhe hapi një konsultim publik, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 21 shtator. Krahas ekspertëve dhe Këshillit Drejtues të BQE-së, edhe qytetarët do të japin mendimin e tyre për pamjen e re të monedhës së përbashkët, e cila do të ridizenjohet plotësisht për herë të parë që nga viti 2002. LEXO edhe...BSH bleu 95.5 mln euro në tregun valutor në tremujorin e parë, gati 3 herë më shumë se në 2025-ën, por rënia e monedhës evropiane nuk ndalet “Jemi të entuziazmuar të prezantojmë këto motive, që paraqesin skena nga jeta reale dhe tregojnë angazhimin tonë për Evropën, duke festuar trashëgiminë e saj kulturore dhe natyrore. Kartëmonedhat euro janë më shumë se një mjet pagese. Ato janë një nga shprehjet më të prekshme të Evropës. Përmes dizajneve që bashkojnë bukurinë dhe domethënien, ato do të forcojnë identitetin tonë të përbashkët”, tha presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, gjatë prezantimit të modeleve finaliste. Foto: Kartmonedha 100 euroshe me portretin e Leonardo da VinçitSi u zgjodhën projektet? 10 projektet finaliste janë rezultat i një konkursi ndërkombëtar ku morën pjesë më shumë se 1.200 dizajnerë nga vendet e Bashkimit Evropian. Pas fazës së parë të përzgjedhjes, 25 prej tyre u ftuan të zhvillonin idetë e tyre. Më pas, një juri e pavarur me 21 ekspertë në fushat e dizajnit, komunikimit, historisë dhe neuroshkencës përzgjodhi projektet finaliste, të ndara në dy tema: "Kultura evropiane" dhe "Lumenjtë dhe zogjtë". Nga simbolet neutrale te figurat historike Ndryshimi nuk lidhet vetëm me pamjen. Me serinë e re, BQE heq dorë nga filozofia e përdorur më shumë se 20 vjet më parë, kur kartëmonedhat u zbukuruan me ura, dritare dhe porta imagjinare për të shmangur favorizimin e monumenteve apo simboleve të një shteti anëtar ndaj një tjetri. Kartëmonedhat e reja do të tregojnë histori. Në nëntor 2023, Këshilli Drejtues i BQE-së përzgjodhi dy temat që do të pasqyrojnë identitetin evropian: “Kultura evropiane: vende kulture dhe bashkëndarjeje” dhe “Lumenjtë dhe zogjtë: qëndrueshmëria në diversitet”. Në janar 2025 u përcaktuan edhe motivet dekorative që do të shfaqen në secilën prerje. Ky vendim erdhi pas një procesi të gjatë konsultimesh ku morën pjesë mbi 365 mijë qytetarë evropianë, së bashku me grupe ekspertësh nga e gjithë eurozona. Foto: Kartmonedha 5 euroshe do të mbajë portretin e Maria CallasLeonardo da Vinçi, Maria Callas dhe Beethoven në kartëmonedhat e reja Nëse përzgjidhet tema “Kultura evropiane”, çdo prerje do t'i kushtohet një figure të njohur të historisë së kontinentit, të shoqëruar me vende simbolike të jetës kulturore. Kartëmonedha 5 euro do të mbajë portretin e Maria Callas dhe në pjesën e pasme do të paraqesë artistë rruge. Në prerjen 10 euro do të shfaqet Ludëig van Beethoven, i shoqëruar nga një festival muzikor me kor të rinjsh. Kartëmonedha 20 euro do t'i kushtohet Marie Curie, me sfond një shkollë ose universitet. Në prerjen 50 euro do të jetë Miguel de Cervantes, i shoqëruar nga një bibliotekë publike. Kartëmonedha 100 euro do të mbajë portretin e Leonardo da Vinçit, ndërsa në pjesën e pasme do të paraqitet një muze i vizituar nga të rritur dhe fëmijë. Ndërsa prerja 200 euro do t'i kushtohet Bertha von Suttner, fituese e Çmimit Nobel për Paqen, me sfond një shesh publik si vend takimi dhe socializimi. Foto:Lumenjtë dhe fauna do të kenë vend gjithashtu në kartmonedhat e rejaAlternativa tjetër: lumenj, zogj dhe institucionet e BE-së Varianti i dytë ndjek një koncept krejtësisht tjetër. Çdo kartëmonedhë tregon një etapë të rrjedhës së një lumi evropian, nga burimi deri në det, të shoqëruar me një specie zogu karakteristike për ekosistemin përkatës. Në anën e pasme të kartëmonedhave paraqiten disa nga institucionet kryesore të Bashkimit Evropian, si Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane, Gjykata e Drejtësisë, Këshilli Evropian dhe Gjykata Evropiane e Auditimit. Më të sigurta, më të qëndrueshme dhe më të lehta për t'u përdorur Seria e re e kartëmonedhave nuk do të sjellë vetëm një pamje të re. Sipas Bankës Qendrore Evropiane, kartëmonedhat e ardhshme do të kenë elemente më të avancuara sigurie për të luftuar falsifikimin, do të jenë më të lehta për t'u verifikuar si origjinale dhe më të aksesueshme edhe për personat me dëmtime në shikim. Gjithashtu, synohet të ulet ndikimi i tyre në mjedis duke përdorur materiale më të qëndrueshme dhe duke rritur rezistencën ndaj konsumimit. “Ridizajnimi i kartëmonedhave euro është pjesë e strategjisë afatgjatë të Eurosistemit për të siguruar që paratë fizike të mbeten një mjet pagese i sigurt, efikas dhe pranë qytetarëve, duke ruajtur lirinë e tyre për të zgjedhur mënyrën se si paguajnë”, tha Piero Cipollone, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të BQE-së. Vendimi përfundimtar pritet në fund të vitit 2026 Konsultimi publik do të qëndrojë i hapur deri më 21 shtator 2026. Paralelisht, një kompani e pavarur kërkimore do të zhvillojë edhe një sondazh me një kampion përfaqësues të qytetarëve të eurozonës. Këshilli Drejtues i BQE-së pritet të zgjedhë projektin fitues deri në fund të vitit 2026, duke marrë parasysh vlerësimin e jurisë, kontrollet teknike dhe rezultatet e dy konsultimeve. Pas përzgjedhjes, dizajni fitues do të zhvillohet më tej dhe do t'i nënshtrohet testimeve përpara se të hyjë në prodhim. Kartëmonedhat e reja do të hidhen në qarkullim në vitet në vijim dhe, të paktën në fazën e parë, do të përdoren paralelisht me kartëmonedhat aktuale, të cilat do të vazhdojnë të kenë vlerë të plotë ligjore./CorrieredellaSera U.D/SI.E./ReportTv.al euro Banka Qendrore Evropiane Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64% I gabuar 28.1% Nuk e di 7.9% Vota total: 5332 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?