Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka paralajmëruar se bumi global i investimeve në inteligjencën artificiale, i financuar përmes borxhit, po shfaq ngjashmëri me flluskën e kredive hipotekare që shkaktoi krizën financiare të vitit 2008. Në raportin e fundit për stabilitetin financiar, BQE vlerëson se angazhimet financiare jashtë bilanceve të gjigantëve të teknologjisë kanë kaluar 4 trilionë dollarë në tremujorin e dytë të vitit 2026. LEXO edhe...Francë/ Kreu i grupit kriminal 'Nikla' dhe i akuzuar për mbi 50 grabitje në Europë, shqiptari Edison Pula del para gjykatës! Dëmi nga grabitjet mbi 1 milion euro Shqetësimi lidhet me mungesën e transparencës mbi borxhet dhe marrëveshjet financiare mes kompanive të teknologjisë, prodhuesve të çipave dhe ofruesve të shërbimeve cloud. Banka paralajmëron se, nëse bumi i inteligjencës artificiale financohet përtej mundësive reale të tregut, mund të shkaktojë mbikapacitet, keqshpërndarje të kapitalit dhe humbje për investitorët. “Edhe nëse inteligjenca artificiale si teknologji e transformon me sukses ekonominë globale, bumi i inteligjencës artificiale i nxitur nga kreditimi mund të rezultojë në mbikapacitet, keqshpërndarje të kapitalit dhe humbje krediti për investitorët”- paralajmëroi BQE. BQE ngre shqetësime edhe për situatën e borxhit në Francë. Kostot e huamarrjes së vendit kanë kaluar përkohësisht 5%, ndërsa diferenca mes interesave të obligacioneve franceze dhe gjermane ka arritur në 1.75 pikë përqindjeje, niveli më i lartë që prej krizës së Eurozonës në vitin 2011. A.C/ReportTv.al france inteligjenca artificiale Banka Qendrore Evropiane Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 69.7% Jo 23.4% Nuk e di 6.8% Vota total: 499 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

