Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është shprehur se Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit prej 2.5%. Sejko deklaroi se ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në një trend rritjeje dhe se kredia për ekonominë ka shënuar një rritje të ndjeshme. Për shkak të rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare, Sejko tha se ka pasur një presion për rritjen e inflacionit në Shqipëri. LEXO EDHE:Shqipëria drejt tregut europian të startup, Italia partnere! Ambasadori Alberti: Bashkëpunim potencial me Milanon “Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi raportin e ndërmjetëm të politikës monetare. Informacioni i ri i përfituar gjatë dy muajve të fundit, sugjeron se presionet mbi inflacionin kanë ardhur në rritje, në përgjigje të rritjes së çmimeve në tregjet botërore dhe të inflacionit te partnerët tanë tregtarë. Ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në një trend solid rritjeje, ndërsa tregjet financiare janë të qeta dhe kredia për ekonominë ka shënuar një rritje të qetë. Politika e kujdesshme e Bankës së Shqipërisë ka pasur një ndikim pozitiv në këtë ecuri”, tha mes të tjerash Sejko. Më tej Sejko shtoi se inflacioni ka gjasa që të rritet gjatë 2-3 muajve në vijim, por kjo rritje sipas tij do të jetë e moderuar dhe e përkohshme. Ai shtoi se pas gjysmës së vitit të ardhshëm, inflacioni pritet të jetë në rënie graduale drejt objektivit. “Inflacioni ka gjasa të rritet më tej gjatë 2-3 mujorëve në vijim. Megjithatë kjo rritje pritet të jetë e moderuar dhe e përkohshme. Nga mesi i vitit të ardhshëm, inflacioni pritet të vijë në rënie graduale drejt objektivit. Vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend pritet të rritet me ritme të qëndrueshme. Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar qëndrimin e politikës monetare në mbledhjen e sotme. Bazuar në këto rezultate, norma bazë e interesit nuk ndryshon”, tha mes të tjerash Sejko. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: gent sejko banka e Shqiperise ekonomi ekonomia shqiptare norma e interesit inflacioni Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.2% Jo 22.2% Nuk e di 6.6% Vota total: 4035 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
