Forcat e Armatosura vijuan gjatë natës angazhimin në terren për menaxhimin e situatës së krijuar nga zjarri në Himarë. Përmes një reagimi, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi bëri të ditur se në terren ndodhen 171 efektivë dhe 10 mjete, ndërsa nga Forcat e Armatosura ishin në gatishmëri edhe një mjet zjarrfikës dhe një ambulancë.
Sipas Nufit, forcat ishin pranë komunitetit për përballimin e situatës dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës.
Në reagimin e tij, Nufi shprehu mirënjohje dhe respekt për të gjithë efektivët e angazhuar në terren.
Si pasojë e zjarrit deri tani janë djegur 6 banesa, dhe janë evakuuar mbi 30 qytetarë. Top Channel

