Lajme Zone
Banesa private përfshihet nga flakët në Kamëz, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen e zjarrit
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Banesa private përfshihet nga flakët në Kamëz, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen e zjarrit

Një banesë private është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Kamëz, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.

Një banesë private është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Kamëz, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.

Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, fatmirësisht nga ky incident nuk ka persona të lënduar. Banorët bëjnë me dije se në banesën e përfshirë nga zjarri nuk jetonte asnjë person.

Në vendngjarje kanë mbërritur në kohë forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre te banesat përreth.

Aktualisht nuk dihen shkaqet që çuan në rënien e zjarrit, ndërsa pritet që ekspertët të kryejnë verifikimet për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi incidentin.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, situata është vënë nën kontroll, ndërsa autoritetet vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)