Lajme Zone
“Bandat, shtabi elektoral i Ramës”/ Këlliçi, thirrje qytetarëve
PolitikëCNA

“Bandat, shtabi elektoral i Ramës”/ Këlliçi, thirrje qytetarëve

Kryeministri Edi Rama në një dalje të tij për mediat është...

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestën e ditës së sotme, ku objektivi i vetëm është që në Shqipëri të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Këlliçi thekson se për çdo parti duhet program dhe përmes zgjedhjeve lë të fitojë forca politike që ka programin më të mirë, por jo që të ketë bandat si shtab elektoral, duke iu referuar Partisë Socialiste. “Unë gjej rastin të ftoj çdo demorkat, çdo qytetar, çdo opozitar të lënë mënjanë ndasitë sepse është momenti që çdo energji opozitare dhe çdo qytetar ka një objekt, rrëzimin e Ramës.

Të gjithë do të duhet të jemi në shesh, të dalim të mbështesim studentët për objektin e vetëm pasjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, të fitojë çdo lloj force politike që ka një program të mirë të dalë në garë të paraqesë alternativa, prorgamin dhe të fitojnë me zgjedhje.

Jo që PD të ketë një program dhe përballë të ketë grupin e Xhabaftëve, Troplinëve, Suel Çelën, Bajrajt ose Ben Qimen.

Çdo qytet ka një bandë dhe ai është shtabi elektoral i Ramës”, tha Këlliçi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.