Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se pavarësisht se ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku janë shtuar tre akuza të reja, ende nuk ka mbërritur asnjë kërkesë e re nga Prokuroria e Posaçme për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se mbi Ballukun rëndojnë akuzat më të rënda për një zyrtar të lartë: ‘korrupsion pasiv’, ‘pastrim parash’ dhe ‘fshehje pasurie’, të cilat i shtohen akuzës së parë për ‘shkelje të barazisë në tendera’ në 8 procedura prokurimi me vlerë 1.2 miliardë euro. LEXO edhe...Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn/ Muharremi: Vendim surprizues! Tirana është pa kokë, qytetarët po vuajnë rënien e ritmit të punës! Reçi: Handikap ligjor, kemi një kod penal fashist! Më tej Bardhi thekson SPAK po bëhet pjesë e lojës politike, duke i dhënë kohë sipas tij kryeministrit Edi Rama, që të bëjë manovra politike. Komentet e Bardhit vijnë 5 ditë pasi SPAK i sekuestroi një tjetër vilë Ballukut, këtë herë në Palasë, e cila njësoj si vila në Dhërmi e sekuestruar më herët, figuronte në emër të ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tare. Reagimi i Bardhit: DITA 5 Kanë kaluar 5 ditë që kur SPAK njoftoi se Belinda Balluku është marrë e pandehur edhe për tre akuza të reja, por në Kuvend ende nuk ka mbërritur asnjë kërkesë e re nga SPAK për heqjen e imunitetit për arrestimin e saj. Mbi ish-zv/kryeministren rëndojnë akuzat më të rënda për një zyrtar të lartë: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie, të cilat i shtohen akuzës së parë për shkelje të barazisë në 8 procedura prokurimi me vlerë 1.2 miliardë euro. Provat e reja faktojnë zbulimin e dy vilave të fshehura të Belinda Ballukut në dy prej resorteve më luksoze në bregdet. Kemi parë edhe sesi shijet e zonjës Balluku për mermerin blu në vilën e Palasës konkurronin me shijet e arkitektëve për stilin dhe materialet high-end, si të jahteve apo hoteleve më luksoze. Të gjitha këto ndodhen në email-in personal të Belinda Ballukut. Pra, akuzat janë rënduar, pozita penale e Belinda Ballukut po ashtu, por SPAK po hesht për rëndimin e masës së sigurimit. Një standard që e pranoi dhe e zbatoi në dhjetor drejtuesi i SPAK-ut, Klodian Braho. Pse SPAK bëhet pjesë e lojës politike dhe po i jep kohë Edi Ramës për manovra politike? Edhe sa vila duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut që SPAK t’i bindet ligjit dhe jo “Aleancës së Valamarit”? -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/ReportTv.al korrupsion fshehje pasurie Imuniteti i Belinda Ballukut edi rama spak gazment bardhi Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 27.9% Të gabuar 65.8% Nuk e di 6.3% Vota total: 993 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?
