Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Balluku, Agasi, Yeffet, bashkë për paratë e Ramës”/ Balliu: Përmes KAYO, vidhen para nga buxheti! News24-ës iu mor godina pavarësisht vendimit të gjykatës


Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me aktivitetin e kompanisë shtetërore KAYO, duke pretenduar se përmes saj po zhvillohet një skemë korruptive dhe po përvetësohen pasuri private.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me aktivitetin e kompanisë shtetërore KAYO, duke pretenduar se përmes saj po zhvillohet një skemë korruptive dhe po përvetësohen pasuri private. Në një deklaratë për mediat, Balliu tha se KAYO, e cila ka në fokus sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë, është autorizuar të krijojë partneritete me kompani private, por sipas tij kjo mundësi po përdoret për përfitime të paligjshme. “KAYO është çështje komplekse që lidhet me sigurinë e vendit. Është e autorizuar të krijojë partneritete me kompani private për aktivitetet e saj. Kjo është një skemë korruptive. Përmes KAYO janë vjedhur para të buxhetit dhe po përvetësohen me VKM pasuri private të qytetarëve. Rama, Balluku, Yeffet kanë përfituar para të mëdha”, deklaroi Balliu. Ai u ndal edhe në rastin e News24, i cili u nxor nga godinat ku ishte vendosur, ku u shpreh se gjithçka ndodhi pavarësisht se Neës24 kishte një vendim gjykate. Deputeti demokrat përmendi edhe emrin e biznesmenit Ron Yeffet, duke pretenduar se ai është shfaqur në disa çështje dhe kompani të lidhura me projekte të rëndësishme në Shqipëri.

Sipas Balliut, Yeffet është përmendur më herët nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj si personi përmes të cilit ishte tentuar blerja e borxhit të shtetit shqiptar. Ai pretendoi gjithashtu se Yeffet kishte tentuar të blinte pronën e Ambasadës së Shqipërisë në SHBA për ndërtimin e rezidencave private.

Balliu e lidhi emrin e Yeffet edhe me “Air Albania”, “Ecos Resort” dhe aeroportin e Vlorës, ndërsa akuzoi se ai është shfaqur edhe në shoqërinë e Belinda Ballukut.

“Agasi dhe Balluku bashkëpunonin kudo ku Rama duhej të merrte para”, tha Balliu.

Për kompaninë “Timak Defence”, të themeluar më 4 gusht 2025, Balliu tha se ka 14 punonjës, ndërsa sipas tij Rama pretendon se kjo kompani po prodhon makina ushtarake.

Balliu tha se kapitali i kompanisë është vetëm 1 mijë euro dhe pretendoi se kjo përbën shkelje të rregullave, pasi sipas tij kapitali minimal duhet të jetë 15 mijë euro. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb