Lajme Zone
Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!

Ballist Morina është takuar me Erjon Vishkullin, i cili ndodhet ende në spitalin në Romë ku po trajtohet për lëndimin në sy. Morina i ka dhuruar një bluzë me mbishkrimin “Authoctonus”, hartën e Shqipërisë etnike dhe imazhet e Ismail Qemalit e Isa Boletinit. Është i njëjti imazh që ndodhej në flamurin që ai dërgoi me dron mbi stadiumin në Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2014. LEXO ed

Ballist Morina është takuar me Erjon Vishkullin, i cili ndodhet ende në spitalin në Romë ku po trajtohet për lëndimin në sy. Morina i ka dhuruar një bluzë me mbishkrimin “Authoctonus”, hartën e Shqipërisë etnike dhe imazhet e Ismail Qemalit e Isa Boletinit. Është i njëjti imazh që ndodhej në flamurin që ai dërgoi me dron mbi stadiumin në Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2014. LEXO edhe...U plagos në sy në protestë, Erjon Vishkulli reagon pas ndërhyrjeve kirurgjikale: Po përballem me sfidën për shikimin! Falënderoj shqiptarët për mbështetjen dhe Zotin për forcën! Në pusullën krah bluzes, shkruhet “Për autoktonin Erjon Vishkulli”, ndërsa postimi vijon: “Sot, pas shumë vitesh, takova Erjonin, një shok, një djalë, një vëlla shqiptar! Pavarësisht çasteve të vështira që Erjoni dhe familja e tij po kalojnë, e gjeta me një energji shumë pozitive dhe plot jetë. Urimi që i bëmë njëri-tjetrit, ndërsa po largoheshim, ishte: ‘Mirupafshim në Shqipninë e lirë!’ Rroftë shpirti i shqiptarit!!! Përshëndetje rinisë shqiptare!!! Përshëndetje fitores!!! Zoti është shqiptar!!! SHSHVT”, thotë Morina Kjo e fundit është një akronim për “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, një prej sloganeve të shumta të protestuesve. Ndërkohë Vishkullit, pas ndërhyrjeve në Spitalin e Traumës e më pas në klinikën “Gemelli” në Romë, syri i shpëtoi dhe vijon rrugëtimin për rikuperimin e shikimit. P.J/ReportTv.al Ballist Morina itali rome Erjon Vishkulli Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.2% Jo 41.5% Nuk e di 8.4% Vota total: 610 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?