Ballist Morina është takuar me Erjon Vishkullin, i cili ndodhet ende në spitalin në Romë ku po trajtohet për lëndimin në sy. Morina i ka dhuruar një bluzë me mbishkrimin “Authoctonus”, hartën e Shqipërisë etnike dhe imazhet e Ismail Qemalit e Isa Boletinit. Është i njëjti imazh që ndodhej në flamurin që ai dërgoi me dron mbi stadiumin në Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2014. Në pusullën krah bluzes, shkruhet “Për autoktonin Erjon Vishkulli”, ndërsa postimi vijon: LEXO EDHE:U plagos në sy në protestë, Erjon Vishkulli reagon pas ndërhyrjeve kirurgjikale: Po përballem me sfidën për shikimin! Falënderoj shqiptarët për mbështetjen dhe Zotin për forcën! “Sot, pas shumë vitesh, takova Erjonin, një shok, një djalë, një vëlla shqiptar! Pavarësisht çasteve të vështira që Erjoni dhe familja e tij po kalojnë, e gjeta me një energji shumë pozitive dhe plot jetë. Urimi që i bëmë njëri-tjetrit, ndërsa po largoheshim, ishte: ‘Mirupafshim në Shqipninë e lirë!’ Rroftë shpirti i shqiptarit!!! Përshëndetje rinisë shqiptare!!! Përshëndetje fitores!!! Zoti është shqiptar!!! SHSHVT”, thotë Morina Kjo e fundit është një akronim për “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, një prej sloganeve të shumta të protestuesve. Ndërkohë Vishkullit, pas ndërhyrjeve në Spitalin e Traumës e më pas në klinikën “Gemelli” në Romë, syri i shpëtoi dhe vijon rrugëtimin për rikuperimin e shikimit. P.J P.J Shqiptarja.com TAG: Ballist Morina itali rome Erjon Vishkulli Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
29 Tetor, 18:29
A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.2% Jo 41.5% Nuk e di 8.4% Vota total: 610 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

