Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili kritikoi prokurorin e Tiranës, Arbër Berexha, pas vendimit për lirimin e protestuesve të arrestuar gjatë tubimeve kundër qeverisë. Berexha kishte urdhëruar lirimin e protestuesve, duke vlerësuar se arrestimet e tyre ishin të paligjshme. Ky vendim u bë shkak për reagimin e Ballës, i cili vuri në pikëpyetje paanshmërinë e prokurorit dhe pretendoi se ai kishte lidhje politike me Partinë Demokratike.
Deklaratat e deputetit socialist kanë nxitur reagimin e Shoqatës së Prokurorëve, e cila i konsideron shqetësuese akuzat ndaj një prokurori për shkak të vendimmarrjes së tij në ushtrimin e detyrës.
Sipas shoqatës, pretendimet për lidhje politike, në mungesë të provave konkrete, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë e magjistratëve dhe besimin e publikut te drejtësia. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

