Lajme Zone
Balla: Policia bëri detyrën/ Kreu i grupit parlamentar të PS: Perimetri i sigurisë së shkollave është i paprekshëm
PolitikëABC News Albania

Balla: Policia bëri detyrën/ Kreu i grupit parlamentar të PS: Perimetri i sigurisë së shkollave është i paprekshëm

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas incidentit të ndodhur pranë një shkolle në Tiranë, ku Policia e Shtetit ndaloi një person të skeduar për aktivitet kriminal në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Balla mbrojti veprimet e policisë, duke theksuar se efektivët kanë zbatuar ligjin dhe detyrën e tyre në mbrojtje të sigurisë së qytetarëve dhe veçanërisht të nxënësve.

“Gjatë ndalimit, ky individ ka sharë dhe fyer punonjësin e policisë. Nuk di asnjë vend tjetër europian që Policia nuk do të vepronte njëlloj. Prandaj mjaft sulmuat Policinë”, shprehet Balla. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ai u ndal edhe te respektimi i perimetrit të sigurisë së shkollave, duke theksuar se këto hapësira duhet të mbeten të paprekshme nga çdo aktivitet që cenon rendin dhe sigurinë.

Reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të PS vjen në një kohë kur siguria në ambientet shkollore është vendosur në fokus të institucioneve përgjegjëse, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Taulant Balla