Balla i përgjigjet Këlliçit: Lërini mendësitë e varkëtarit të varkës së Enverit, ejani te standardet e reja!
Kreu i Grupit Parlament të PS Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend i është përgjigjur kritikave të deputetit Belind Këlliçi në seancën e sotme plenare.

Kreu i Grupit Parlament të PS Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend i është përgjigjur kritikave të deputetit Belind Këlliçi në seancën e sotme plenare. Gjatë fjalës së tij, teksa u ndal te projektligji për portet turistike, Balla tha se opozita duhet të heqë dorë nga mendësitë e vjetra. “Zoti Këlliçi ju ndoqa me vëmendje, turizmi është një çështje me rëndësi. Turizmi si histori e suksesshme e ekonomisë shqiptare sepse në Shqipërisë sot krahasuar me vitin 2013 kemi 4 herë më shumë turistë. Në vitin e kaluar shënuam mbi 12 milionë turistë. Zoti Këllici turizmi sot sjell më shumë punë. Sjell më shumë të ardhura, më shumë mirëqenie dhe për ata që bërtasin po ikin…Sot Shqipëria ka një ofertë për Diasporën për t’i rikthyer. Paketa e Maleve sot ka mundësi reale. Kem gjetur një prodhim të brendshëm bruto 9.5 mld në 2013 dhe sot jemi 27 mld. Nuk gjej dot një vend tjetër në Ballkanin Perëndimor jo e jo që ta ketë 3 fishuar ekonominë brenda kësaj kohë. Ju dëgjova me vëmendje, ju jeni djalë i studiuar jashtë . Por përse Korfuzi duhet t’i këtë këto porto turistike dhe ne jo? Por kur ishit ju, ju nuk lejonit fare as varka. Ju nuk i doni varkë…Jo jo të Jonit te vila… Pra lërini këto mendësitë e varkëtarit të varkës së Enverit. Por ejani te normat e reja te standardet e reja. Dikur nuk ishin në hartën e turizmit dhe sot në konkurrojmë veçanërisht në sektorin e turizmit”, tha mes të tjerash ai. Nga ana e tij Këlliçi akuzoi se kryeministri lëviz me çarter privat.
“Shtylla e këtyre është pastrimi i parave. Edhe pse thonë që turizmi ka sjellë vende punë, por si ka mundësi që prodhimi vendas është në ditën më zezë. Si ka mundësi që të gënjehen qytetarët me këtë kurajë të paimagjinueshme”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Belind Këlliçi Kuvend Taulant Balla
