Kryetari i grupit parlamentar të PS-së ka deklaruar para gazetarëve se Partia Demokratike po ndihmon persona të armatosur, të maskuar dhe me rrezikshmëri.
Balla ka hedhur akuza të forta në drejtim të PD-së, duke e quajtur si të vetmen forcë politike në të gjithë Europën që ndihmon krimin e organizuar dhe i drejton këta persona drejt protestës me një frymë dhune. “Dua t’i jap një mesazh Partisë Demokratike. Është e vetmja forcë në Europë që po fsheh në godinë persona të armatosur në godinë, që furnizon persona pjesëmarrës në protestë. Dhe janë dhe pjesë e koalicionit të Partive të Djathta Poppulore të Europës”, u shpreh Balla./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

