Një masë sigurie jo proporcionale e cila po dëmton gjithë kryeqytetin, vonesa të papranueshme në shqyrtime gjyqësore dhe një trajtim të pajustifikueshëm të Kryebashkiakut Erion Veliajt nga ana e institucioneve të drejtësisë. Këto janë disa prej konstatimeve që kanë gjetur avokatët ndërkombëtarë të Veliajt, të cilët të martën e vizituan kryebashkiakun në burgun e Durrësit. Avokati britanik Ben Brandon fillimisht e quajti të papranueshëm faktin se kërkesat e tyre për të takuar Veliajn janë refuzuar për 14 muaj, duke dëmtuar kështu në mënyrë të pajustifikueshme të drejtën e tij për mbrojtje. LEXO EDHE:Pas rikthimit nga Gjykata Kushtetuese, më 15 shtator Gjykata e Lartë shqyrton 'arrestin në burg' të Veliajt "Ato kërkesa na janë refuzuar në mënyrë të përsëritur. Pas një ndryshimi të vendimmarjes së autoriteteve, që erdhi me vonesë, na u dha e drejta ta takojmë. Megjithatë, duam të ritheksojmë se refuzimi i kërkesave tona për ta takuar Veliajn, për më shumë se 14 muaj, është e papranueshme. Arsyet e refuzimit dhe të ndryshimit të qasjes për ne mbeten të paqarta. Nuk është dëshira jonë ta takojmë atë, por është e drejta e Veliajt të takojë avokatët e tij”,- tha Brandon. Avokati Brandon argumentoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe se Erion Velioaj duhet të lirohet menjëherë pasi ndalimi i tij është krejtësisht i panevojshëm. “Kjo çështje ka interes edhe publik sepse përveçse ka ndikuar te Veliaj, familja e tij, gruaja dhe dy djemtë, ka ndikuar edhe te qytetarët e Tiranës, të cilët e kanë zgjedhur për të qeverisur qytetin. Ne mendojmë se ndalimi i tij është i panevojshëm, joproporcional dhe i paligjshëm. Të ndalosh një person duhet të jetë masa e fundit, ky standard është rivendosur edhe nga Gjykata e Lartë në maj 2026. Por në këtë rast kemi të bëjmë edhe me ndalimin e një personi të zgjedhur. Kjo kërkon një kontroll edhe më të rreptë sa i takon të gjithë procesit. Të gjitha këto standarde në këtë rast kanë munguar”, sqaroi ai. Në të njëjtën linjë ishte edhe avokati tjetër i kryebashkiakut Veliaj, Plarent Ndreca i cili tha se vonesa për masën e sigurisë është kthyer në një problem në vete. "Fakti që është vonuar prej rreth 16 muajsh i ka hequr efektshmërinë edhe vendimmarrjes. Pra, nëse një vendimmarrje për një masë sigurimi që sipas Kushtetutës dhe Gjykatës së Strasburgut parashikohet që duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur sepse po flasim jo vetëm për lirinë e një individi por po flasim për heqjen e mundësisë për të ushtruar detyrën e zgjedhur nga qytetarët e Tiranës të një kryetari bashkie dhe thelbi i asaj çfarë ne duam të themi është që",- tha Ndreca. Të gjitha këto çështje do t’i paraqiten Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut thanë mbrojtësit ligjorë të Veliajt, kërkesë e cila pritet të dorëzohet në shtator. Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë do të vendosë me 15 shtator në lidhje me arrestin e kryebashkiakut, pasi Gjykata Kushtetuese e riktheu çështjen në rishqyrtim gjyqësor. Shumica e gjyqtarëve kushtetuese vendosi se Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë argumente të mjaftueshme se pse Veliaj ai duhet të mbahet në burg, ndërkohë që është edhe drejtues i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës. Share K.M/E.H/Shqiptarja.com TAG: arrestimi i erion veliajt erion veliaj Komento Komente Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.7% Nuk e di 6.5% Vota total: 9669 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
