Reforma në drejtësi prodhoi institucione të reja, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, aty ku zgjidhen apo emërohen magjistratët në detyrën që ata do të marrin.
Në këto dy institucione, pra dhe në KLGJ dhe në KLP, ka përfaqësues nga Dhoma e Avokatisë, pra janë dhe avokatët pjesë e procesit të përzgjedhjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve. Në letrën e kreut të GJKKO-së, Erjon Banit drejtuar KLGJ-së, që u publikua një ditë më parë nga CNA, thuhet se sipas ligjit, KLGJ-ja ka dy përfaqësues nga radhët e avokatisë dhe KLP-ja po ashtu ka dy. Marrja “peng” e Dhomës së Avokatisë dhe bojkoti i seancave/ GJKKO, shkresë KLGJ, zbardhen propozimet
14 Tetor, 18:42 Këta janë avokatët që marrin pjesë dhe janë përfaqësues të Dhomës së Avokatisë, që drejtohen nga Maks Haxhia. Pra, avokatët dhe “shoqata” e tyre, pra Dhoma e Avokatisë, kanë përfaqësues në KLGJ dhe në KLP. Nga ana tjetër, prokurorë dhe gjyqtarët nuk kanë asnjë përfaqësim tek Dhoma e Avokatisë.
Pse? Për avokatët nuk ka asnjë lloj transparence. Prej 30 vitesh institucioni i marë pneg, jepen licencat siç duan vetë, sipas qejfit. Maks Haxhia, kap firmos, ka bërë me mijëra avokatë në Shqipëri, kemi më shumë avokatë se shofera, dhe askush nuk jep llogari dhe askush nuk ma merr përgjegjësi. Skandali/ Maks Haxhia merr masë të paligjshme ndaj avokatit që theu bojkotin 9 Tetor, 13:26 Nga ana tjetër, për të zgjedhur një prokuror ka një procedurë nga KLP, për të zgjedhur një gjyqtar ka një procedurë nga KLGJ, dhe në të gjitha këto procedura përfshihen avokatët.
Pse në Dhomën e Avokatisë nuk duhet të ketë përfaqësues nga KLGJ-ja dhe KLP-ja, ose të zgjedhur nga shoqata e prokurorëve apo shoqata e gjyqtarëve në drejtimin e Dhomës së Avokatisë, për mënyrën se si menaxhohet ky institucion dhe si kontrollohet? EKSKLUZIVE/ Gjykata Administrative: Pezullimi i licencës së avokatit për shkak të bojkotit, i paligjshëm 9 Tetor, 11:32 Pse tek institucionet shtetërore duhet të kemi kontrolle, tek institucionet e pavarura, tek prokuroritë e gjykatat, dhe tek avokatët nuk duhet të kemi kontrolle nga KLGJ-ja dhe nga KLP-ja, pra përfaqësues të tyre atje?
Pasi palët në gjyq janë tre: prokuror, gjyqtar, avokat. Te zgjedhja e prokurorëve dhe gjyqtarëve kemi përfaqësi avokatësh, te zgjedhja e avokatëve nuk ka përfaqësi prokurorësh dhe gjyqtarësh. Mashtrimet publike të Maks Haxhisë
30 Shtator, 15:29 Që të bëhesh prokuror do kalosh dhe nga filtrat e avokatëve, që të bëhesh gjyqtar do kalosh dhe nga filtrat e avokatëve, që të bëhesh avokat do kalosh nga filtrat e avokatëve dhe i Maks Haxhisë. Nuk mund të jetë Dhoma e Avokatisë, haremi personal i Maks Haxhisë. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

