Lajme Zone
Avokatët në bojkot, shtyhet masa e sigurisë për Leli Krajën
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Avokatët në bojkot, shtyhet masa e sigurisë për Leli Krajën

Është shtyrë seanca për caktimin e masës së sigurisë për Leli Kajën, administratorin e inceneratorit të Elbasanit.

Është shtyrë seanca për caktimin e masës së sigurisë për Leli Kajën, administratorin e inceneratorit të Elbasanit. Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Në seancën e sotme nuk u paraqit asnjë avokat, përfshirë edhe ata kryesisht të thirrur nga gjykata.

Si rrjedhojë për ta u vendos gjobë nga 60 mijë lekë. Dita e premte, ora 09:00 është afati i fundit për masën e sigurisë ose në të kundërt, Kaja lirohet.

Kaja është i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas njoftimit të SPAK ai ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400.000 (katërqind mijë) lekësh, në formën e përfitimit të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a. Top Channel