Ndërsa avokatët vijojnë bojkotin e tyre në përgjigje të rregullores censuruese të GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Gjykatën e Posaçme për procesin e Sterilizimit. Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj po gjykohet për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal. Nga ana tjetër 8 të pandehurit e tjerë, përfshirë ish-zv/ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin që fitoi koncensionin, Ilir Rrapaj, janë dënuar në proces më vete me gjykim të shkurtuar. Rrjepajt dhe Rrapajt u është rrëzuar nga gjykata akuza e grupit të strukturuar kriminal. Ndërkohë, ai është nën masën e arrestit shtëpiak për dosjen 'SASPAC' pas përfundimit të afateve të paraburgimit për dosje ende në hetim, gjë që çoi në vendimmarrje të gjykatës për lirimin e tij nga qelia. LEXO EDHE:Këshilli Bashkiak kërkoi Veliajn në mbledhje, SPAK refuzon kërkesën! Asnjë avokat në gjyq, 10 mijë lekë të rinj gjobë! Kryebashkiakut i pezullohen afatet e paraburgimit -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: ilir beqaj GJKKO rregullorja e GJKKO sterilizimi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Shtator, 18:15
Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.9% Jo 38.9% Disi 7.1% Vota total: 3478 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?
