“Kur i bëhet padrejtësi kryetarit të zgjedhur të Tiranës me 165 mijë vota, imagjinoni çfarë mund t’i bëjnë një qytetari që s’ka mundësi të marrë avokat. Ky është momenti që të reflektojmë si shoqëri dhe të kërkojmë një drejtësi të drejtë që gjykon mbi prova dhe fakte e jo thashetheme.” Me këtë deklaratë, avokati Alban Duraj komentoi mënyrën se si, sipas tij, po funksionon sistemi i drejtësisë në Shqipëri, gjatë një interviste në emisionin “Studio Live” në Report TV., ku së bashku me avokatin Novruz Haderi diskutuan të martën pasdite mbi çështjen e kryebashkiakut të Tiranës dhe mohimin e të drejtave që po i bëhet atij LEXO edhe...Ish-nënkryetari i Bashkisë së Sofjes: Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet, vë në rrezik edhe të drejtën e qytetarëve që e kanë zgjedhur Duraj,kritikoi faktin se Erion Veliajt i është mohuar për rreth një vit e gjysmë e drejta për t'u takuar me avokatët e tij të huaj duke argumentuar se ligji i avokatisë ua njeh këtë të drejtë avokatëve të licencuar në Bashkimin Evropian dhe SHBA, kur bashkëpunojnë me një avokat shqiptar. "Ne kemi një marrëdhënie të veccantë, për shkak të ligjit të avokatisë. Është një e drejtë që ia jep ligji në mënyrë automatike që avokatët e licensuar në BE dhe SHBA, dhe kjo është një e drejtë që i është cënuar Z.Veliaj. Çdo avokat me një partneritet me një avokat shqiptar ka të drejtë që të mbrojë një shtetas shqiptar. Veliajt i është mohuar kjo e drejtë" tha Duraj Avokati e cilësoi pozitiv faktin që ekipi britanik arriti më në fund të zhvillojë një takim me Veliajn në burgun e Durrësit, "Po bëhet 1 vit e gjysmë që Veliajt i është mohuar kjo e drejtë. Unë e shoh pozitive që më në fund ekipi ndërkombëtar mori kontakt fizik. Është shumë e rëndësishme që avokati të ketë një komunikim sy më sy me klientin. Ky komunikim i jep besueshmëri mbrojtjes. Këta avokatë nuk vijnë për tu marrë për çështjen në themel por ata gjejnë shkelje proceduriale që kanë të bëjnë me shkeljen e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo Konventë është mbi ligjin dhe Kushtetuën” tha Duraj. Edhe avokati Haderi u shpreh kritik ndaj sistemit aktual, duke e cilësuar atë të ngurtë dhe larg standardeve që, sipas tij, duhet të garantojnë një proces të rregullt ligjor. Ai tha se garancitë ligjore për qytetarët mbeten të pamjaftueshme dhe se prokuroria dhe gjykatat duhet të udhëhiqen vetëm nga ligji. "Reforma ka dështuar. Për të evidentuar shkeljet s’është domosdoshmëri të takohen sy më sy me klientin por ballafaqohen me provat. Sistemi ynë është shumë i ngurtë, shumë i kornizuar, krijon vendime unifikuese dhe zbeh fuqinë e tyre. Jemi shumë larg asaj ku duam të shkojmë. Garancitë ligjore edhe për qytetarin janë shumë larg asaj që raportohet në media. Prokuroria dhe gjyqtari duhet të kenë komandues vetëm ligjin” tha Haderi Duraj nga ana e tij, shprehu shqetësim për praktikën e paraburgimit dhe solli si shembull edhe Kosovën, ku prokurorët nuk kërkojnë masa sigurie pa siguruar më parë provat. "Kosova është shumë lart sa i përket prokurorisë. Organi procedues është i drejtë, thellohet në hetime. Nuk ka masa sigurimi pa gjetur prova ndërsa këtu të marrin të fusin në burg pastaj kërkojnë për prova. Gjyqtarët dhe prokurorët e rinj në Shqipëri janë më keq se këta të vjetrit. 70% e tyre kanë këtë qasje. Është investuar miliona euro në reformën në drejtësi, paga më e lartë për një magjistrat është 300,000 Lek" tha ai U.D/E.H/ReportTv.al reforma ne drejtesi erion veliaj Novruz Haderi Alban Duraj Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.3% Jo 29% Nuk e di 6.7% Vota total: 7196 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
