Një avion i “British Airëays”, me dhjetëra shqiptarë dhe shtetas të huaj në bord, është detyruar të ndërpresë fluturimin nga Londra drejt Tiranës për shkak të një defekti në ajër. Avioni ishte nisur nga aeroporti Heathrow dhe kishte fluturuar për rreth një orë kur stafi njoftoi pasagjerët se kishte një problem teknik dhe se duhej të ktheheshin në Londër. Mes udhëtarëve ishte edhe pastori Paulin Vilajeti, i cili ka treguar në rrjete sociale të gjithë eksperiencën. LEXO EDHE:Rrëzohet avioni privat në Florida, vdesin 9 pasagjerët! Krater flakësh në vendin e aksidentit, ngjarja 13 kilometra larg rezidencës së Trump (VIDEO) “Pas një ore fluturim me British Airways, nga Londra për në Tiranë, avioni pësoi defekt në ajër dhe u detyruam të kthehemi sërish në Heathroë. Falë Zotit Jezus, çdo gjë përfi në mënyrën më të mirë të mundshme. Zbritëm shëndoshë e mirë në tokë!”, shkruan Vilajeti. Përmes postimit të tij, ai ka treguar edhe çfarë mendoi pas kësaj përvoje, duke vënë në plan të parë faktin që u kthyen të sigurt në tokë. “Nganjëherë, dhurata më e bukur e jetës nuk është arritja e një destinacioni... Është thjesht hiri për të qenë përsëri me këmbë në tokë. Sot nuk mbërrita në Tiranë në orar, por mbërrita më afër qiellit. Kuptova edhe një herë se jeta jonë është tërësisht në duart e Tij”, shkroi pastori. U.D / P.J U.D Shqiptarja.com TAG: avion British Airways paulin vilajeti Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.3 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
29 Tetor, 18:29
A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.1% Jo 43% Nuk e di 7.9% Vota total: 721 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

