Lajme Zone
Avioni hedh ujë mbi kokën e zjarrfikësit që po përpiqej të fikte zjarrin në Dukat
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Avioni hedh ujë mbi kokën e zjarrfikësit që po përpiqej të fikte zjarrin në Dukat

Çfarë saktësie!

Çfarë saktësie!

Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë operacioneve për shuarjen e zjarreve, ku një avion zjarrfikës, teksa po hidhte ujin mbi vatrën e zjarrit, ka goditur me rrymë uji edhe një prej zjarrfikësve që ndodhej në terren.

Pamjet kanë tërhequr vëmendjen për shkak të situatës së pazakontë: zjarrfikësi po luftonte me flakët në tokë, ndërsa nga ajri avioni ndërhyri për të lagur zonën, duke bërë që një pjesë e ujit të përfnte direkt mbi të.

Ngjarja vjen në një kohë kur Shqipëria po përballet me një situatë të vështirë me zjarret, me dhjetëra vatra të raportuara gjatë ditëve të fundit dhe me qindra forca të angazhuara në terren. Në operacione janë përdorur edhe helikopterë dhe avionë Air Tractor.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së shpërndau një video të një operacioni zjarrfikës në SHBA, duke e paraqitur atë si një shembull të situatës në Shqipëri. Pamjet shkaktuan reagime, pasi u evidentua se bëhej fjalë për zjarrfikës dhe mjete jashtë vendit, jo për një operacion në Shqipëri por mesa duket edhe këtu ka saktësi.

Në fund të fundit, pas ditësh me zjarre, tym, temperatura të larta dhe qindra njerëz në terren, pamje të tilla tregojnë edhe një herë se në çfarë kushtes mizerabël punojnë zjarrfikësit në shqipëri.