Lajme Zone
Autoritetet greke në “gjueti” të famëkeqit shqiptar, e shkuara e Alket Rizait!
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Autoritetet greke në “gjueti” të famëkeqit shqiptar, e shkuara e Alket Rizait!

Alket Rizai është shpallur sërish në kërkim nga Policia greke, pasi nuk u kthye në burgun e Domokos pas përfundimit të lejes. Sipas të dhënave të bëra publike, 48-vjeçari shqiptar dyshohet se u përfshi në një incident me të shtëna në orët e para të së dielës, më 13 shtator, jashtë një bari plazhi në Anavyssos, ku dy persona mbetën të plagosur. Rizai duhej të rikthehej në qeli mëngjesin e 14 shtatorit, por nuk u paraqit. Kjo ishte leja e tij e 17-të që nga viti 2021, ndërsa në 16 rastet e mëparshme ishte kthyer në burg.

Rizai, i lindur më 24 maj 1978 në Balçik, është një prej emrave më të njohur të botës kriminale shqiptare në Greqi. Ai është arratisur dy herë nga burgu i Korydallos me helikopter, më 4 qershor 2006 dhe 22 shkurt 2009, në të dyja rastet së bashku me të shumëkërkuarin grek Vasilis Paleokostas. Në vitin 2013, ai tentoi një tjetër arratisje në burgun e Malandrinos, ku mori peng pesë oficerë burgu dhe u dorëzua pas rreth 24 orësh negociata. Rizai është dënuar dy herë me burgim të përjetshëm për vrasjet e Konstantinos Koutelieris dhe Ioannis Katsios, ndërsa për arratisjet me helikopter ka marrë edhe 25 vite burg.

Pas incidentit të fundit në Anavyssos, Policia greke po analizon pamjet e kamerave të sigurisë dhe provat e mbledhura në vendngjarje për të përcaktuar rolin e Rizaït në përplasjen me armë. Autoritetet kanë nisur një operacion për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes.