Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë në Elbasan nga një person ende i paidentifikuar. Sipas raportimeve, autori ishte i maskuar me maskë silikoni dhe paruke me qëllim mosidentifikimin e tij.
Ndërkohë dyshohet gjithashtu se asnjë nga të rinjtë e plagosur nuk ishte shënjestra e atentatit. Sipas informacioneve policore, të shtënat u regjistruan në verandën e një lokali.
Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.
Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Ndërkohë vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t'i shërbejë hetimit. /CNA Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen 20 Korrik, 21:47 Të shtëna me armë në Elbasan/ 2 të plagosur
20 Korrik, 20:35 Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

