Pesë raste vjedhjesh të kryera gjatë muajit tetor në Kavajë janë zbardhur nga Policia. Në pranga ka rënë një 31-vjeçar, i cili ishte shpallur më herët në kërkim për të njëjtën vepër penale.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, i ndaluari Andi Stërniqi, banues në Kavajë, dyshohet se gjatë periudhës 4–27 tetor 2026 ka kryer vjedhje në tri banesa, një dyqan dhe një automjet, në lagje të ndryshme të qytetit.
31-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria kishte nxjerrë ndaj tij urdhër ndalimi më 19 tetor 2026. Zbardhja e rasteve u bë e mundur pas veprimeve hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me specialistët e Stacionit të Policisë Plazh dhe Prokurorinë e Durrësit.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se mund të jenë kryer nga 31-vjeçari, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me të. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet
