Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka folur sot në Kuvend për audiopërgjimet e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt duke deklaruar se kanë rrëzuar fasadën e qeverisë.
Këlliçi tha se lufta në Ukrainë për kryeministrin Edi Rama dhe Ron Yeffetin e tij ishte një mundësi e artë për aferën korruptive dhe grabitjen e radhës.
Që nga publikimi i audiopërgjimit dhe deri më sot, Këlliçi u shpreh se qeveria ka heshtur dhe është përpjekur të mbulojë gënjeshtrat të cilat sipas tij e kanë gropozur dhe më shumë kryeministrin Edi Rama, Ron Yeffet dhe ministrin Ermal Nufi. “Audiopërgjimet e fundit të bëra publike nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj kanë rrëzuar përfundimisht fasadën e kësaj qeverie dhe jo vetëm. Lufta në Ukrainë për Edi Ramën dhe Ron Yeffetin e tij ishte një mundësi e artë jo për të ndihmuar, por për aferën korruptive dhe grabitjen e radhës.
Nga data 7 shtator, dita kur Arben Ahmetaj publikoi përgjimet, e deri më sot, organziata kriminale e drejtuar nga Rama ose ka heshtur ose është përpjekur të mbulojë këtë aferë me gënjeshtra të cilat kanë groposur dhe më shumë shefin e organizatës, Ronin e tij dhe kukullën e Ronit në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes”, tha Këlliçi. Ai tha se Arjeta Puca dhe Ardi Veliu dolën në ekran për të recituar atë që u ishte diktuar. Ajo që rezultoi sipas Këlliçit është se krenaria që Shqipëria prodhon mjete ushtarake ishte thjesht një kapanon pa asnjë mjet të modernizuar, por vetëm me saldatriçe, pinca dhe çekiçë. Pra u pa qartë se aty nuk prodhoheshin mjete ushtarake por blihen të gatshme dhe u ndryshohet boja apo iu vendoset ndonjë zgarë. “Në datën 17 shtator Arjeta Puca dhe Ardi Veliu dolën në ekran jo për tu përballur me gazetarët dhe opinionin publik, por për të recituar atë që u ishte thënë.
Me zë dhe me figurë shqiptarët panë se si krenaria që Shqipëria prodhon mjete ushtarake ishte thjeshtë një kapanon që nuk kishte asnjë mjet të modernizuar por thjesht një saldatriçe pinca dhe çekiçë.
Ishte e qartë se aty nuk prodhohet asgjë por makinat blihen të gatshme u vihet boja dhe u vihet ndonjë zgarë”, u shpreh Këlliçi. Më tej Këlliçi ka bërë me dije detajet se si janë marrë 30 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për tua dhënë kompanive që kanë fituar tendering pa asnjë garë. “Më pas, radhën për të folur e kishte famozi Ardi Veliu, i cili bëri deklarata të cilat janë një aktakuzë e pastër e bërë me zë dhe figurë dhe që ia lehtësoi punën prokurorëve të SPAK-ut tej mase.
Kompanitë e krijuara nga Kayo janë krijuar pa asnjë garë dhe zero konkurrencë. Krenaria Kayo nuk kishte nevojë dhe nuk hapi asnjë garë. Por erdhi magjistari Ron Yeffet dhe i hapi sytë shqiptarëve dhe më pas i tërë shteti u gjunjëzua para këmbëve të këtij magjistari.
Veliu deklaroi se nuk prodhojmë armë edhe pse ministri i Mbrojtjes informoi deputetët nga Kuvendi se armët jo vetëm që i prodhojmë por janë në përdorim në vendet që janë në konflikt dhe nuk janë patenta fiktive.
Fakti është që sot në 17 shtator Roni i Ramës ende nuk ka paguar 30 mijë euro për kapitalin fillestar për kompanitë dhe jo më milionat e premtuara. Paratë u morën nga taksat e qytetarëve dhe u dhanë paradhënie në fund të vitit 2025, po flasim për 10 milionë euro.
Deri më sot pagesat që Ron Yeffet për përshtatje makinash siç e quan vetë Ardi Veliu ka bërë, kanë shkuar në vlerën 30 milionë euro që janë paratë e qytetarëve më të varfër të Europës.
Kur u pyet veliu për Yeffet tha se negociatat për Timakdefence kanë filluar që në janar 2025 kohë kur ky shtetas nuk ishte aksioner i shoqërisë Timak.
Ardi dhe Ermal raketa si kryetar i këshillit mbikqyrës harruan se vkm që përcakton procedurën ligjore për krijimin e kësaj shoqërie si dhe autorizimin për të nisur negociatat është miratuar në qershor të vitit 2025 në momentin ku aksioner në këtë kompani në Timakdefence ka qenë magjistari Ron Yeffet. Pyetja është si kanë negociuar Veliu dhe Ermal raketa pa vkm. Ardi Veliu foli për mrekullinë shqiptare por harroi të thoshte se uniformat e ushtarakëve tanë prodhohen me pëlhura dhe zinxhirë të importuar nga Kina”, deklaroi Këlliçi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

