Është zbardhur audio-regjistrimi ku Arlinda Zekaj, e cila u vra me sëpatë nga ish-kunati Albert Sylaj në Vitomiricë të Kosovës, kërkonte ndihmë dhe mbrojtje në Polici, por refuzohej. Gjatë diskutimit me efektivin Faruk Muçolli, 49-vjeçarja i kërkonte atij që të zbatonte urdhrin e mbrojtjes që ajo kishte kërkuar ndaj ish-bashkëshortit. Zekaj i ka shprehur edhe shqetësimin që ndiente për sigurinë e vet dhe të djalit, por nga policia ka marrë reagime shpërfillëse. LEXO EDHE:Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë, 13 zyrtarë të policisë dhe prokurorisë pezullohen përkohësisht nga detyra ‘S’kam obligim të merrem me ty, shko bëj ankesë me shkrim kundër meje’, i përgjigjej efektivi Farruku 49-vjeçares. Viktima teksa po i drejtohej efektivit, e paralajmëroi atë se ajo mund të vritej, por efektivi Farruku duket se nuk i merrte seriozisht deklaratat e saj. Regjistrimi audio i viktimës Arlinda Zekaj me efektivin e Policisë së Kosovës: Arlinda: Kur e pashë djalin që i është shkatërruar shëndeti mendor i djalit tim, nuk keni vepruar ju hiç. Efektivi: Ne s’kemi vepruar? Sa herë shkove në komisariat t’i për atë situatë? Arlinda: Miliona herë. Edhe flej atje. Efektivi: A ke paraqitur kërkesë ndaj nesh? Arlinda: Nuk di unë. Unë nuk di. Efektivi: A ke paraqit kërkesë me shkrim? Unë ta kam thënë edhe atë ditë që nuk kam obligim për t’u marrë me ty. Bindu që s’jam i obliguar. Sa herë më thirr Komisariati, unë i them që le të paraqesë ankesë me shkrim. Harroje se sa herë po lyp Farukun, po të del Farukun. Arlinda: Ju doni të zbatoni atë vendimin dhe vetëm, kaq. Shumë e thjeshtë është. E keni edhe pikën aty që djali më ka besuar mua. Efektivi: Ti e lexon ndryshe, ne e lexojmë ndryshe. Sot kam obligim moral me të çu deri te dera e shtëpisë. Arlinda: Faruk, të lutem. Unë vritem, s’ka lidhje. Por ju do të përgjigjeni. Krejt gratë që janë vrarë. Për krejt gratë që janë vrarë kështu janë përgjigjur, pasi kanë vdekur. Lajm në përditësim... R.Xh R.Xh Shqiptarja.com TAG: Arlinda Zekaj kosove Albert Sylaj vrasje policia Komente Komento Sondazhi i ditës:
29 Tetor, 18:29
A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 51.1% Jo 40.1% Nuk e di 8.8% Vota total: 227 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
