Atletico e Madridit arriti një fitore 2-1 në transfertë kundër Deportivo Alave. Pas një gjysmë ore të parë pa shumë mundësi të rrezikshme, madrilenët kaluan në avantazh në minutën e 34-t me anë të Alejandro Grimaldos, i cili finalizoi një asist me thembër nga David.
Vendasit barazuan shifrat në kohën shtesë të pjesës së parë me një penallti të realizuar nga Lucas Boye kundër portierit Jan Oblak.
Ekuilibrat e ndeshjes ndryshuan në minutën e 60-të, kur Angel Perez i Alaves u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj Julian Alvarez. Pavarësisht inferioritetit numerik, vendasit rezistuan mirë në mbrojtje dhe patën një mundësi të artë për të shënuar pesë minuta para fundit, por gjuajtja e Mariano Diaz përfi mbi tranversë.
Vetëm një minutë më vonë, Atletiko u kundërpërgjigj duke siguruar fitoren falë një goditjeje me kokë nga Cristian Romero pas një harkimi nga Baena. Me këtë rezultat, skuadra e Diego Simeones arrin fitoren e katërt radhazi në kampionat me të paktën dy gola të shënuar, ecuria më e mirë e tyre që nga tetori i vitit 2023. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

