Lajme Zone
Atletico lë pas 2 humbjet, kundër Sociedad shënon edhe sulmuesi mbipeshë! Barcelona udhëheq La Liga-n me pikë të plota (VIDEO)
SportReport TV

Atletico lë pas 2 humbjet, kundër Sociedad shënon edhe sulmuesi mbipeshë! Barcelona udhëheq La Liga-n me pikë të plota (VIDEO)

Në La Liga Atletico Madrid fitoi 0-3 kundër Sociedad. Më herët edhe Barcelona bëri detyrën kundër Levante-s.

Në La Liga 3 pikët siguroi Atletico Madrid që ia doli 0-3 në transfertën e vështirë të Real Sociedad. Golat erdhën pas minutës së 82, teksa fillimisht zhbllokoi Grimaldo me penallti dhe më pas realizuan Jonathan David dhe Simeone. Për Atletico Madrid kjo ishte një rikthim te fitoret, pasi disfatës javën e kaluar kundër Bilbao-s, por edhe humbjes 2-1 në Champions League kundër Liverpool-it. Për t’u theksuar edhe fakti i shënimit të golit nga David, i huazuar nga Juventusi, por i shumë kritikuar nga tifozët, të cilët ishin të pakënaqur nga forma fizike, pasi sulmuesi dukej në mbipeshë. LEXO edhe...Schalke gjen fitoren e parë në Bundesligë! Valencia katastrofë në La Liga, Sevillia i shkakton humbjen e 4 radhazi në 5 ndeshje (VIDEO) Më herët Barcelona s’e diskutoi Levante-n, duke e mposhtur 2-4. Duket se më në fund është zhbllokuar edhe Yamal, i cili realizoi ‘dopietën’ e dytë radhazi. Golat e tjerë erdhën nga Expart dhe Adeyemi. Share Ne.k./ReportTv.al atletico madrid real sociedad Jonathan David la liga barcelona levante Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.3% Magjistratëve 15.6% Nuk e di 6% Vota total: 7515 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?