Lajme Zone
Nuk jam kundër Muzeut Hebraik në Vlorë, jam kundër histerisë rreth tij
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Nuk jam kundër Muzeut Hebraik në Vlorë, jam kundër histerisë rreth tij

Unë nuk jam kundër ngritjes së një Muzeu Hebraik në Vlorë. Përkundrazi, çdo muze që pasuron kujtesën historike të qytetit dhe vendit është i mirëpritur, nëse ndërtohet me seriozitet, transparencë dhe standarde muzeale.

Të jem i qartë, ngaqë në Shqipëri shpesh debati nis aty ku duhet të mbarojë. Të mbështesësh një muze nuk do të thotë të heqësh dorë nga historitë e tjera; të kritikosh një projekt nuk do të thotë të jesh kundër një populli, një besimi apo një kujtese. Unë nuk jam kundër ngritjes së një Muzeu Hebraik në Vlorë. Përkundrazi, çdo muze që pasuron kujtesën historike të qytetit dhe vendit është i mirëpritur, nëse ndërtohet me seriozitet, transparencë dhe standarde muzeale. LEXO edhe...Makinat luksoze nën lupën e Policisë në Vlorë, sekuestrohen 3 mjete! Nisin hetimet pasurore ndaj pronarëve (VIDEO) Por po aq qartë jam pro një muzeu për Labërinë, Çamërinë, për Kosovën dhe për historitë e tjera shqiptare që meritojnë të dokumentohen, të studiohen dhe t'u përcillen brezave. Dhe jam pro pasurimit e modernizimit të muzeumeve që kemi, sepse nuk mund të pretendojmë se ruajmë kujtesën tonë kombëtare duke i lënë muzeumet të plaken bashkë me vitrinat e tyre. Problemi për mua nuk është muzeu hebraik por folklorizmi dhe nacionalizmi kallp që shndërron çdo debat publik në një betejë patriotësh kundër tradhtarëve. Është ajo logjika primitive sipas së cilës, nëse dikush thotë "po" për një projekt, duhet medoemos të ketë thënë "jo" për një tjetër. Sikur kujtesa historike të jetë një tortë me copa të kufizuara: një pjesë për hebrenjtë, një për Çamërinë, një për Kosovën, dhe kur mbaron njëra, nuk mbetet më për tjetrën. Jo! Kujtesa nuk është pronë me metra katrorë. Një shoqëri serioze nuk trembet nga shumëllojshmëria e historive të saj. Ajo i vendos ato në dialog. Ne mund të tregojmë historinë e hebrejve në Vlorë e Shqipëri (ku hebrejtë ishin pjesë e qenësishme e jetës sonë ekonomike, kulturore e historike) dhe njëkohësisht historinë e Çamërisë. Mund të nderojmë shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe të flasim pa frikë për dëbimet, vuajtjet dhe padrejtësitë që kanë përjetuar shqiptarët. Mund të kujtojmë Kosovën dhe njëkohësisht të dokumentojmë historinë e komuniteteve të tjera që kanë jetuar në hapësirën shqiptare. Nuk ka asnjë kontradiktë këtu. Kontradikta qëndron vetëm kur historia përdoret si armë politike. Dhe këtu duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm: sa herë një muze propozohet, dalin menjëherë "analistët" e Facebook-ut, hartuesit e teorive konspirative dhe patriotët me tastierë që zbulojnë prapaskena ndërkombëtare pa pasur lexuar as një dokument. Një muze nuk ndërtohet me thashetheme. Historia nuk shkruhet me britma. Dhe patriotizmi nuk matet me numrin e konspiracioneve që mund të shpikësh brenda një dite. Nëse kemi kundërshtime për vendndodhjen, financimin, përmbajtjen, mënyrën e kurimit, transparencën apo përdorimin e hapësirës publike, t'i diskutojmë seriozisht. Me dokumente, argumente dhe standarde. Por të mos e kthejmë Vlorën në një skenë ku çdo projekt kulturor interpretohet si komplot dhe çdo pyetje si tradhti. Vlorës i duhen më shumë muzeume, jo më shumë histeri. I duhet një muze hebraik, nëse ai dokumenton me dinjitet një pjesë të historisë së qytetit. I duhet një muze për Çamërinë. I duhet një hapësirë serioze muzeale për Kosovën (veç asaj ekzistuese) dhe historinë kombëtare. I duhen muze të modernizuar, arkiva të digjitalizuara, ekspozita bashkëkohore dhe histori të treguara me dokumente, jo me legjenda. Një qytet që respekton historinë e vet nuk ka frikë të tregojë të gjithë historinë. Këtu është ndryshimi mes kujtesës dhe folklorit: Kujtesa kërkon të vërtetën. Folklori kërkon duartrokitje. Unë zgjedh të parën. SI.E./ReportTv.al Muzeu Hebraik Vlore Ardi Stefa Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.3% Magjistratëve 15.6% Nuk e di 6% Vota total: 7515 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?