Deponimet e marra nga familjarët e Beqir Devollit si dhe personit që ndodhej në mjet kur ai shpërtheu, Erigers Mela nuk kanë krijuar shumë mundësi për grupin hetimor.
26-vjeçari, i cili ndodhet ende në spital, mësohet të jetë shprehur se është takuar me viktimën në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja, dhe nuk ka asnjë ide përse ka ndodhur ajo.
Bazuar në po të njëjtat burime, edhe familjarët e Beqir Devollit janë marrë në pyetje dhe sipas tyre viktima nuk kishte dhënë asnjë përshtypje se mund të ketë qenë i kërcënuar më parë, madje sjellja i tij ishte mëse normale. Sa i takon problemeve me policinë lokale të Gjirokastrës vetëm Beqir Devolli rezulton i skeduar për veprën penale dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kryer në vitin 2012, ndërsa të dy personat nuk janë evidentuar si persona problematikë në Gjirokastër, megjithatë për Devollin ngelet për t’u verifikuar dhe aktiviteti i tij në Tiranë ku qëndronte prej kohësh.
Ngjarja e së shtunës tronditi qytetin e Gjirokastrës ndërsa mjeti shpërtheu në lëvizje e sipër, por ende janë mister motivet dhe autorët e saj, ndërsa hetimet vijojnë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet

