Lajme Zone
Atentati në Pogradec më 30 qershor/ Arrestohet i plagosuri Brian Syzo dhe vëllai i autorit, Edison Agolli
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati në Pogradec më 30 qershor/ Arrestohet i plagosuri Brian Syzo dhe vëllai i autorit, Edison Agolli

I shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në ngjarjen e datës 30 qershor ku mbeti i plagosur rëndë Brian Syzo, kapet vëllai i autorit, Edison Agolli. Arrestohet edhe Brian Syzo.

I shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në ngjarjen e datës 30 qershor ku mbeti i plagosur rëndë Brian Syzo, kapet vëllai i autorit, Edison Agolli. Arrestohet edhe Brian Syzo.

Burime pranë grupit hetimor kanë bërë me dije se ditën e djeshme është kapur 22 vjeçari Edison Agolli, i cili ka qenë bashkë me vëllain e tij dhe dy persona të tjerë në momentin kur kanë tentuar të vrasin me armë Brian Syzon.

22-vjeçari u shpall në kërkim që në momentin kur ndodhi ngjarja ndërsa u bë i mundur arrestimi i tij nga strukturat e hetimit të krimit në DVP Korçë. Mbi 22 vjeçarin rëndon akuza e “vrasjes me paramendim e kryer për interes, hakmarrje” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Njëkohësisht krahas ngjarjes së ndodhur në Pogradec, arrestimi i Agollit lidhet edhe me vendosjen e kamerës në afërsi të IEVP Drenovë për të parë lëvizjet e Syzos. Po ashtu, është arrestuar edhe 35-vjeçari Brian Syzo, i plagosur në ngjarjen e Pogradecit, pasi gjykata e apelit ka lënë në fuqi një vendim të shkallës së parë të gjykatës së Pogradecit në vitin 2023, për “prodhim dhe shitje narkotikësh”, ku Syzo do të vuajë dënimin prej 3 vitesh e 4 muaj burg. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Atentati në Pogradec mëbrian syzoEdison Agolli