40-vjeçari me 4 mbiemra u qëllua me 7 plumba pranë banesës së tij. Atentati në Laç, identifikohet autori Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit, ku mbeti i vrarë Ilir Lika, rreth 40 vjeç.
Mësohet se policia ka identifikuar vrasësin e Ilir Likës dhe për ngjarjen e rëndë ka shpallur në kërkim Emiljan Sutin.
Nga verifikimet e kryera rezulton se Suti ka precedentë të theksuar penalë. Ai është dënuar më parë me pesë vite burg për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, ka precedent për armëmbajtje pa leje, si dhe rezulton i arrestuar në Belgjikë për vjedhje.
Për kapjen e tij janë angazhuar edhe shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, në mbështetje të strukturave vendore të policisë.
Viktima kishte parkuar automjetin disa metra larg banesës dhe po ecte në këmbë, kur është qëlluar me të paktën shtatë plumba. Njëri prej tyre e ka goditur në kokë, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Ai përdorte edhe tre mbiemra të tjerë, alias Lika, alias Kokaj dhe alias Nure. Ky fakt ka ngritur dyshime te autoritetet, të cilat po hetojnë edhe mbi të kaluarën e tij dhe nëse ka pasur precedentë apo lidhje me veprimtari kriminale.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes. Një nga pistat kryesore që po verifikohet lidhet me të kaluarën e viktimës dhe konfliktet e mundshme që ai mund të ketë pasur.atentati në laç identifikohet autori Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Vrasja e Ilir Gjinit në Laç, autorët e qëlluan me 7 plumba sapo zbriti nga makina 10 Korrik 2026, 08:1208:12Kronike Të shtëna me armë zjarri në Laç, ekzekutohet 40-vjeçari me 4 mbiemra 9 Korrik 2026, 22:4722:47Kronike Goditet rrjeti i kokainës në Ekuador, arrestohet shqiptari i dyshuar si lidhja me organizatat kriminale në Europë 9 Korrik 2026, 22:0422:04Kronike Vrasja e Egli Progës, Prokuroria mbyll hetimet pas dy vitesh dhe dërgon për gjykim 5 persona 9 Korrik 2026, 21:2421:24Kronike Detaje nga plagosja në Shëngjin, zbardhet identiteti i të riut që u sulmua me thikë! 9 Korrik 2026, 18:1618:16Kronike Këmbim valutor pa licencë, sekuestrohen miliona lekë; ekzekutohen 11 masa sigurie 9 Korrik 2026, 17:2817:28Kronike

