Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati në Bërxullë, një i arrestuar/ Pranga fqinjit të viktimës, policia po verifikon lidhjet me vrasjen


Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 43-vjeccar në Bërxullë për armëmbajtje pa leje. Në banesën e Juljan Konit është gjetur një pistoletë, tashmë e sekuestruar bashkë me krehrin dhe 7 fishekë.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 43-vjeccar në Bërxullë për armëmbajtje pa leje. Në banesën e Juljan Konit është gjetur një pistoletë, tashmë e sekuestruar bashkë me krehrin dhe 7 fishekë.

Kapja e tij u bë pas kontrolleve që policia ka kryer dy ditë më parë në vijim të hetimeve për vrasjen e 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula, po në Bërxullë.

Sipas informacioneve Julian Koni është fqinji i Edmond Sulës i cili mbeti viktimë e një atentati të mirë-organizuar në derën e banesës së tij. 43-vjeccari u arrestua pasi policia, në zbatim të një vendimi të Gjykatës ku ushtroi kontrolle në disa banesa të zonës, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e kësaj ngjarjeje kriminale. Deri në këto momente 43-vjeccari nuk është vërtetuar që të jetë i implikuar në vrasjen e Sulës ndërsa sipas burimeve policia vijon kontrollet për prova që mund ta lidhin atë me ngjarjen e rëndë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet