Lajme Zone
Atentati në Athinë, kush është sarandioti që mbeti i plagosur rëndë?
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati në Athinë, kush është sarandioti që mbeti i plagosur rëndë?

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri që tronditi Athinën mbrëmjen e së premtes, ku mbeti i plagosur rëndë 38-vjeçari shqiptar Helis Cato, me origjinë nga Saranda. Sipas mediave greke, ai rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet, pasi dyshohet për përfshirje në një grup kriminal që merrej me trafikun e kokainës.

Në lidhje me ngjarjen, policia greke ka arrestuar edhe dy 16-vjeçarë që ndodheshin në shoqërinë e tij në momentin e atentatit. Ata janë shqiptari Flavio Keqi dhe shtetasi grek Ioannis Karikis.

Sipas raportimeve në mediat greke, dy të miturit kanë tentuar të largohen pas të shtënave dhe janë arrestuar për mosbindje ndaj urdhrit të policisë. Deri më tani, nuk ka të dhëna që i lidhin drejtpërdrejt me autorët e atentatit.

Në kërkim pas operacionit kundër grupit të kokainës

Helis Cato, banues në lagjen nr. 1 të Sarandës, ishte shpallur në kërkim pas një operacioni të zhvilluar nga policia greke në qershor të këtij viti, kundër një grupi kriminal të dyshuar për trafikimin e kokainës.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan nëntë persona, ndërsa katër të tjerë u shpallën në kërkim. Sipas autoriteteve greke, grupi përbëhej nga 11 shqiptarë dhe tre shtetas grekë, ndërsa mes personave të kërkuar ishte edhe 38-vjeçari nga Saranda.

Si ndodhi atentati?

Ngjarja u regjistrua pranë një kishe në lagjen “Kolono” të Athinës, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se qëlluan dy herë me armë zjarri në drejtim të shqiptarit.

Pasi u plagos nga një plumb, Cato arriti të largohej drejt automjetit të tij, të parkuar rreth 150 metra larg vendit të ngjarjes. Aty u gjet nga efektivët e policisë, të cilët e transportuan me urgjencë drejt spitalit.

38-vjeçari vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa autoritetet greke po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave që qëndrojnë pas atentatit.

Pavarësisht hetimeve, motivet e sulmit mbeten ende të paqarta.