Lajme Zone
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, autorët qëlluan me breshëri dhe u larguan nga deti
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, autorët qëlluan me breshëri dhe u larguan nga deti

Policia ka sekuestruar 9 gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm në vendin ku mbeti i plagosur 50-vjeçari Thimjo Rubati, i njohur edhe me emrin Sandër Rubati, në lagjen nr. 4 të Sarandës.

Policia ka sekuestruar 9 gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm në vendin ku mbeti i plagosur 50-vjeçari Thimjo Rubati, i njohur edhe me emrin Sandër Rubati, në lagjen nr. 4 të Sarandës.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit, autorët janë larguar menjëherë pas atentatit me një motor në drejtim të zonës së plazheve në lagjen “Baba Rexhepi”. Hetuesit dyshojnë se më pas ata kanë përdorur një mjet lundrues për t’u larguar, ndërsa gjatë natës policia ka zhvilluar kontrolle intensive në zonë për të gjetur motorin e përdorur në arrati.

Megjithëse vetëm një natë para atentatit, djali i Rubatit, 27-vjeçari Andrea Rubati, së bashku me Antonio Lefterin dhe Engjëll Dalanajn, dyshohet se kanë dhunuar dhe kërcënuar me thikë oficerin e policisë Mihal Velço në të njëjtën zonë, grupi hetimor e ka përjashtuar këtë ngjarje si motiv të sulmit. Sipas hetuesve, atentatorët mund ta kenë shfrytëzuar këtë episod për të orientuar hetimet në një drejtim të gabuar.

Aktualisht, policia po verifikon disa pista, mes tyre larjen e hesapeve dhe konfliktet për pronësi, të lidhura me dyshime për falsifikim dokumentesh.

Thimjo Rubati ka një të kaluar kriminale. Ai është liruar rreth dy vite më parë nga një burg në Greqi, ku vuante dënim për vrasje. Në Shqipëri, në vitin 2018, Gjykata e Tiranës e dënoi me tre vite burg për veprat penale “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabandë me mallra të tjera”, në kuadër të një skeme kontrabande automjetesh ku ishin përfshirë edhe punonjës doganash.

Megjithatë, në vitin 2023, ndërsa ndodhej ende në burg në Greqi, Gjykata e Apelit ia konvertoi dënimin në dy vite shërbim prove, çka bëri që pas kthimit në Shqipëri të mos vuante asnjë ditë burg për vendimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.

Pas lirimit nga burgu grek, në janar 2024, Rubati u procedua sërish në gjendje të lirë nga Policia e Sarandës, pasi dyshohej se, në bashkëpunim me një person tjetër, kishte trafikuar një automjet tip “Toyota”, duke i ndryshuar elementët identifikues.